TIRANE- Ka shkaktuar një “dallgë” opinionesh kundërshtuese vlerësimi i vëllimit poetik të Rita Petros “Vrima” që u vlerësua me çmimin e bibliofilisë “Lumo Skëndo”. Një pjesë janë shkëputur nga konteksi i çmimit dhe kanë gjykuar vetëm poezinë, pjesa më e madhe kanë gjykuar faktin pse ministrja e kulturës Mirela Kumbaro dhe kryeministri Edi Rama ka vlerësuar me çmimin e bibliofilisë “Lumo skëndo” pikërisht vëllimin poetik më përmbajtje erotike “Vrima” të Rita Petros.
Ngaqë çmimi ndahet nga Bilioteka Kombëtare vetë drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani ka reaguar duke sqaruar edhe njëherë kriteret e këtij çmimi. Persida Asllani ka rrëfyer se cilat janë motivacionet e çmimeve të bibliofilisë dhe vetë historikun këtij çmimi. “Në thelb është një çmim që i jepet librit të “edituar bukur”, por edhe me aspekte interesante në përmbajtjen e vet“, shprehet Persida Asllani për “Shqiptarja.com”.
/Shqiptarja.com