Personat e mbytur 2 ditë më parë
kërkimet vështirësohen nga mot i keq

Trupat e pajetë të dy personave që u mbytën dy ditë më parë në liqenin e Butrintit dhe lumin e Vjosës, nuk janë gjetur ende.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se kërkimet bëhen të veshtira për shkak të terrenit dhe motit të paqëndrueshëm që shkaktojnë rrymat e forta të ujit.

Shërbimet e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me polumbaret e Forcës Renea dhe Policisë Kufitare, vijojnë kërkimet në Novoselë, në lumin e Vjosës për të gjetur trupin e 22-vjeçarit të mbytur V.M., nga fshati Poro.

Gjithashtu, Policia e Sarandës në bashkëpunim me grupin e polumbareve dhe Policisë Kufitare Sarandë, vijojnë kërkimet në liqenin e Butrintit për gjetjen e trupit të 48-vjeçarit E.Sh., nga Ksamili.

Gjetja e trupit të pajetë, ende nuk është bërë i mundur për shkak të ujit të turbullt që ka liqeni nga reshjet e shiut, shtojnë të njëjtat burime.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër