Jo më larg se 1 gushti i këtij viti, Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar kërcënoi ministrin e Punës në ikje, Spiro Ksera, se do të ngrejë një padi civile kundrejt tij, si fajtor kryesor i mosmarrjes së ndihmës që i takon kësaj kategorie.

Sipas tyre, qeveria në ikje me ministrin Ksera janë fajtorët kryesorë të situatës në të cilën ndodhen kjo kategori. Ndërkohë, ata bënë me dije se 6 mijë para dhe tetraplegjikë i kërkojnë njëzëri qeverisë së re të bashkëpunojnë me ta.