PERSONAZH/ Drugdhendësi që ruan traditën e familjes prej moshës 11-vjeçare! Realizon Kalin e Qyqes, Kërraj: Më frymëzon natyra

Kali i qyqes është një ndër speciet më të rrezikuara në vendin tonë. Në Gjirokastër gjenden 2 ose 3 çifte të tilla.

Me profesion skulptor , por me zanat të trashëguar nga familja e tij gjirokastrite si drugdhendës, Murat Kërraj 44-vjeçar imazhin e këtij shpendi ka vendosur ta realizoj në punishten e tij.

“Ajo është kali i qyqes. Është shqiponjë jograbiqare. Jeton afër njerëzve. Rreth 500-1000 m afër banesave. Rreth 15 ditë më është dashur për ta punuar se nuk kam punuar çdo ditë.”

Druve, Murati tregon se është i gatshëm t’i japë çfarëdolloj forme. Tradita vendase është ajo çfarë e frymëzon ende pas 33 vitesh si drugdhendës.

“Ditë pas dite mësohesh me drurin, ditë pas dite e shikon, i jep forma të ndryshme. Kur mësohesh me drurin çdo gjë që e shikon mund ta transformosh në diçka tjetër. Ne kemi një traditë shumë të pasur sidomos nga instrumentet që vijnë që në lashtësi.”

Në një traditë të trashëguar brez pas brezi, Murat Kërraj rrëfen se ka nisur të gdhendte dru qëkur ishte ende fëmijë.

Artizani i gdhendjes së drurit ka një mesazh për të rinjtë e vendit, të cilëve u kërkon të ruajnë traditën dhe ekosistemin e vendit.

“Ne kemi një trashëgimi shumë të pasur tejet  të gjitha fushat e trashëgimisë, por gjithashtu është fitimprurëse. Fundja fundit është art.”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari