Personazh/ Elektroauti 89-vjeçar nga Fieri e nisi punën 14 vjeç dhe s’di të ndalet! Usta Vasili tregon "sekretin" e jetëgjatësisë

Vasillaq Papallazo ose Usta Vasili siç e njohin të gjithë është 89-vjeç dhe punon prej 75 vitesh mekanik për elektromotorët.

“Une jam i datlindjes 1935, pra 89 vjeç, ndërsa në punë kam hyrë në vitin 1949, kur isha  14 vjeç".

E gjejmë në punishten e tij të vogël në ish-SMT-në e Fierit, ku riparon defektet elektrike në makineritë bujqësore si traktorë, autokombanjë, etj.

 

“Bej punën e elektroautit, riparime per bateri, gjeneratorë, motorino  dhe impiante te ndryshme  te makinave  apo te traktoreve . Me shume ketu vine njerzit  qe janë të lidhur me bujqësinë që kanë traktorë, makina apo autokombanjë”.

Usta Vasili e nisi punën në fëmijëri dhe sot në moshën 89-vjeçare vazhdon t’u vijë në ndihmë bujqëve. Per riparimin e defekteve ne sistemet elektrike përdor pajisjet e viteve ‘70 të kohës së SMT-së, por që ende jane funksionale. Puna më mban gjallë, thotë ai, teksa na rrëfen disa prej proceseve delikate që kryen çdo ditë.

“Unë në këtë moshë nuk e marr me mend se si mund të rri në shtëpi pa ardhur këtu. Sepse puna më është bërë ushqim”, shprehet ai për 'Report tv'.

 

Usta Vasili ia ka trashëguar zanatin e elektroautit tek dy djemte të tij, të cilët kanë hapur një servis në Tiranë, ndërsa ai vazhdon të punojë në Fier. Sakaq ka një këshillë për të rinjtë që gjithnjë e më shumë po braktisin vendin, me pretekstin e papunësisë.

“Unë jam i mendimit se gjithkush që ka dëshirë për të punuar duhet të qendrojë në vendin e vet. Ështe më mirë të artizohen në një profil të caktuar sepsa të marrin rrugët andej është e vështirë. Ky zanat por dhe të tjerët si elektricist apo mobilier kanë punë në Shqipëri”, tha ai.

 

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/04/2024 01:31

    89 vjec ky?! Ky duket si 75 dhe po te vazhdoje keshtu dhe po te mos kete probleme me shendetin fizik e mendor,ka per te arritur 100 e me tej.Shendet,jete te gjate e pune te mbare zoteri!

    Përgjigju
  • Emigrant qe e do punen dhe rregullin: 07/04/2024 10:33

    Njerezit nuk ikin se s’ka pune, ikin se s’ka rregulla as kerkese llogarie. Ne te gjithe boten profesionet liçensohen dhe kontrollohen nga shteti. Nje 90 vjeçar nuk ka pune ne ofiçine sepse se pari nuk dallon ngjyrat e telave, se dyti mund te plagose veten ose te tjeret kur operon makineri. Ne Shqiperi bejne te gjithe si mjeshtra pastaj i bien shtylles se tensionit te larte me vinç.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia