PERSONAZH/ Këpucari nga Vlora që nuk njeh lodhje, punon prej 52 vitesh: Sa të kem fuqi, do jem këtu

Në një kënd të vogël të Vlorës, midis zhurmës së qytetit dhe hapave të njerëzve që vijnë e shkojnë, ndodhet punishtja e Hamdi Memetit, mjeshtrit të vjetër të këpucarëve. Për 52 vite me radhë, ai ka punuar me pasion dhe përkushtim, duke riparuar e krijuar këpucë për mijëra njerëz.

Me duart e tij të fuqishme ai vazhdon të mbajë gjallë një zanat që po shkon drejt shuarjes. Për Hamdiun, kjo nuk është thjesht punë, por mision i jetës. Çdo qepje, çdo ngjitje dhe çdo prekje mbi lëkurën e këpucëve mbart historinë e tij të gjatë me këtë zanat.

Një zanat qe sipas Hamdiut nuk te le pa buke dhe ndjen lodhje, ai del çdo ditë në punë.

“Lodhja? Unë nuk e njoh lodhjen! Për mua, këpucaria është jetë,” – thotë ai me një buzëqeshje të sinqertë, ndërsa vazhdon të punojë mbi një palë këpucë të vjetra që dikush ka sjellë për riparim.

Ndër vite, klientët e tij janë bërë më shumë se thjesht klientë. Ata janë miq, njerëz që e vlerësojnë mjeshtërinë e tij dhe që e dinë se duart e Hamdiut mund të rikthejnë në jetë edhe këpucët më të vjetra.

“Ka shumë të huaj që sjellin këpucët për të riparuar. Më së shumti janë gra që blejnë këpucë të shtrenjta dhe duan t’i riparojnë se s’kanë mundësi ti blejnë sërish”.

Pavarësisht moshës 72-vjeçari nuk ka menduar asnjëherë të ndalojë teksa u bën thirrje të rinjve që të marin një zanat në vendin tonë dhe jo të emigrojnë.

“Sa të kem fuqi, do të jem këtu. Ky është zanati im, dhe nuk di të bëj tjetër,” – thotë ai.

Hamdi Memeti, këpucari i palodhur i Vlorës, është një dëshmi e gjallë se dashuria për punën dhe përkushtimi mund ta bëjnë një njeri të pavdekshëm në zanatin e tij.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Tarifat doganore/ Britania e Madhe synon të arrijë marrëveshje me Trump! Vijnë reagimet e para nga BE

Tarifat doganore/ Britania e Madhe synon të arrijë marrëveshje me Trump! Vijnë reagimet e para nga BE