Personazh/ Një ditë me Festimin, efektivin e patrullës në Fier, 35 vite në ruajtje të rendit e sigurisë

Ky është inspektor Festim Bacllari, një prej efektivëve të Policisë së Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë së Fierit. Me një karrierë të gjatë 35-vjeçare tek blutë, Bacllari u ka shërbyer me përkushtim dhe integritet qytetarëve.

Për t’u njohur më afër me punën e tij si drejtues i një ekipi të Patrullës së Përgjithshme, kaluam një ditë të plotë me të, për t’u njohur nga afër me të gjitha vështirësitë që ai has në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në qytet.

Këtu, shef Festimi është në terren me ekipin e tij, duke patrulluar në Fier. Pavarësisht se tashmë është pjesë e Policisë së Rendit, jo gjithmonë ka qenë kështu. Festim Bacllari ka punuar për vite me radhë në Policinë Kriminale.

“Unë në polici kam një karrierë të gjatë prej rreth 35 vitesh si punonjës policie nga këto 20 vjet kam punuar në Policinë Kriminale dhe 15 vjet jam aktualisht në Policinë e Rendit”, thotë Bacllari

Inspektori tregon për Report Tv mbi punën dhe organizimin e vartësve të tij.

“Jam me gradën Inspektor, jam caktuar përgjegjës i shërbimeve në njësinë numër 3, e cila përbëhet nga 20 veta dhe këtë njësi unë e menaxhoj nga e marrja e instruktazhit deri në përfundim të shërbimit ku unë menaxhoj të gjitha ngjarjet që ndodhin në zona policore të caktuara. Patrullat për të siguruar rendin dhe qetsinë publike”, vijon ai.

Të punosh në polici nuk është aspak e lehtë, kjo duke filluar nga përballja me operacione të vështira në terren. Bacllari, kohën më të vështirë në karrierë e ka kaluar kur ishte pjesë e Policisë Kriminale.

“Duke pasur një karrierë të gjatë në polici, sidomos në Policinë Krininale unë kam marrë pjesë në shumë aksione, detyra qe na janë dhënë nga eprorët, por për mua rëndësi ka që të gjitha këto aksione dhe detyra janë kryer me sukses”, shprehet efektivi.

Për punën e mirë dhe plot vullnet të Festim Bacllari na foli edhe shefi i rendit në Komisariatin e Policisë Fier, Kastriot Ndoj. Ndër vite, inspektori Festim Bacllari është vlerësuar me tre certifikata. Ajo e patrullës së përgjithshme, certifikatë e oficerit të trajnimit në terren dhe certifikata e dhënë nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, për shërbime të dalluara.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fieri: 09/07/2022 18:49

    E ka kaluar vetingun ky polici

    Përgjigju
  • Geni Michigan: 09/07/2022 18:37

    Respekt Festim....mbaj mend ditet e para kur erdhe ne Fier,sot je qytetar i nderuar i tij. Njeri i qete dhe djale i shkelqyer.

    Përgjigju
  • Shkodrane: 09/07/2022 18:11

    A e keni pyetur Fitimin se a i del paga mujore pa KÇK ne fusha te tjera??!!

    Përgjigju
    • A. N.: 09/07/2022 19:51

      S'ke pse e pyet sepse ai fitimin e nxjerr nga vete emri qe ka.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët