Report Tv ka udhëtuar drejt një destinacioni që gjendet jashtë zonave të zhurmshme të Tiranës, tek një prej familjeve më të mëdha në vend, megjithëse në çertifikatën e gjëndjes civile nuk numëron më shumë se 3 anëtarë. Viola Kusi është një prej njerëzve më të veçantë e cila prej vitesh mban kafshë shtëpiake ndërkohë që sot numëron plot 12 qenë dhe 2 mace.Viola na tregon se i adhuron 4 putroshët dhe dashuria për ta nuk mund të përshkruhet. Përveç qenve që mban në shtëpi, Viola kujdeset edhe për qenë të tjerë të cilët jetojnë në rrugë duke i ushqyer ata çdo ditë.

Viola ka një debulesë për kafshët të cilën na e tregoi në ambientin e brendshëm të shtëpisë së saj, atje ku edhe i mban 4 putroshët e saj njëri më i veçantë se tjetri.

Shumicën e kafshëve shtëpiake ajo tregon se i ka marrë nga ambientet e rrugës. I ka gjetur atje të pambrojtur e të paushqyer dhe ka vendosur ti ndimojë ata duke u përkujdesur, e më vonë duke i gjetur një shtëpi adoptuese.

Në shtëpinë e saj të gjithë i duan kafshët, dhe janë pikërisht bashkëshorti dhe vajza ata të cilët e ndihmojnë të kujdeset. E pyetur se sa e vështirë është të kujdesesh për plot 12 qenë, ajo shprehet se ka hequr dorë nga shumë gjëra. Viola thotë se ka kohë që nuk i del më koha të dalë me shoqet e saj, por dashuria që merr nga kafshët është shumë e madhe dhe kurrë nuk do hiqte dorë nga ata.