BRITANI - Një njeri fantazën është fotografuar duke qëndruar jashtë Parlamentit të Britanisë së Madhe në natën e Vitit të Ri. Fotografia është shkrepur nga një fotograf profesionist.
Në foto është një mashkull që qëndron mbi urën e lumit Tamiz duke vështruar ndërtesën e Parlamentit britanik. Fotografi Jules Annan tha se nuk e kishte parë personin fantazëm në fillim, por e kishtë vënë re pasi kishte shkuar në shtëpi.
"Nuk di ta shpjegoj. Asgjë e tillë nuk më kishte ndodhur më parë. Nuk ishte askush aty kur unë shkrepa fotografinë", tha Annan.
Fotografi ia tregoi imazhin edhe disa personave të tjerë, mes të cilëve edhe hetuesit të aktiviteteve paranormale.
Eksperti Lee Roberts thotë se nuk është gabim i aparatit fotografik, por mund të jetë një aktivitet paranormal ose është dikush që ka përpunuar fotografinë me programe profesionale.
Kurse, fotografi shprehet se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në imazh. "Nuk e kam prekur fotografinë, prandaj kjo është dëshmi e fantazmave", shprehet Jules Annan.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com