Peru, aksidentohet helikopteri
 vdesin 14 personat në bord

Peru, aksidentohet helikopteri<br /> vdesin 14 personat në bord
PERU-Një helikopter me 14 persona në bord është rrëzuar pranë malit Mamarosa. Policia e Perusë tha për agjencinë e lajmeve AP, se “asnjë prej personave që ndodheshin në bord nuk ka mbijetuar”. Sipas burimeve policore, helikopteri është rrëzuar në fillim pastaj ka shpërthyer. Pasagjerët në bord ishin më së shumti nga Koreja e Jugut, por mes tyre ishte një holandez, çeke, një suedez por edhe një peruan. Ekuipazhi i helikopterit ishte peruan. Helikopteri të mërkurën kishte lënë rajonin e Amazon tw Madre de Dios për në Kusko. Ambasada e Koresë së Jugut në kryeqytetin peruan, Lima, tha se,” shtetasit e tij kishte qenë pjesë e një ekipi për të eksploruar një projekt potencial hidro-elektrik pranë Puno, në jug të Perusë”.
(bl.ar/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar