PERU - Autoritet në Peru kanë arrestuar një adoleshente britanike dhe shoqen e saj irlandeze në aeroportin ndërkombëtar të Limës pasi kishin tentuar të kalonin 12 kilogramë kokainë.
Agjentët e sigurisë në aeroportin e Limës, zbuluan kokainën e fshehur në paketa brenda në bagazhet e tyre. Zyrtarët thanë se dy vajzat e reja të moshës 19 dhe 20 vjeç do të dërgonin drogën në Madrid dhe Majorca.
Sipas mediave, vajzat kishin udhëtuar për në Peru nga Ibiza, ku ata kishin qenë duke punuar gjatë stinës së verës. Policia vendase ka lëshuar një video ku tregoheshin vajzat të cilat merreshin në pyetje nga hetuesit, duke deklaruar se ato nuk ishin në dijeni që në bagazhet e tyre kishte drogë.

(Foto: Vajzat 19 dhe 20 vjeçare të arrestuara në aeroportin e e Perusë)
Lënda narkotike, nëse do të dilte në treg do të kalonte vlerën e dy milionë dollarëve. Autoritetet peruane besojnë se vajzat mund të ketë qenë duke punuar si korriere të drogës nga Amerika e Jugut për në Evropë. Peruja renditet midis Kolumbisë dhe Bolivisë si një nga prodhuesit më të mëdha të kokainës në botë.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com