Peru, miliona dollarë dhe euro fallco
Bllokohet fabrika ilegale në Lima

Peru, miliona dollarë dhe euro fallco<br />Bllokohet fabrika ilegale në Lima
PERU- Në kryeqytetin e vendit, Lima, Policia ditën e djeshme ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë një fabrikë që prodhonte kartmonedha false. Sipas autoriteteve në punishten ilegale prodhohej kryesisht monedha boliviane ndërsa janë sekuestruar dhe 6 milionë dollarë dhe 400 mijë euro, praktikisht pa vlerë.
 
Ndërsa ende nuk dihet shuma ekzakte e monedhës boliviane që është prodhuar në këtë fabrikë, autoritetet nuk e kanë fshehur habinë për gjetjen e milionave dollarëve dhe shumës së konsiderueshme të eurove. Gjithashtu, përveçse habinë, koloneli Walter Escalante, shefi i divizionit të mashtrimit ekonomik, nuk fshehu dhe shqetësimin e tij mbi faktin pse po prodhohej në masë monedhë boliviane.
 
"Kjo është një gjë e re dhe gjithashtu një alarm, sepse kjo është një shenjë se kjo monedhë ka filluar të falsifikohet në Peru"- deklaroi për mediat Escalante.
 
Sipas autoriteteve boliviane kjo është shuma më e madhe e sekuestruar gjatë këtij operacioni, që ka zgjatur për gati një vit. Gjashtë milionë dollarët ishin shpërndarë në dhjetëra pako në formatin e 50 dhe 100 dollarë, ndërsa eurot e falsifikuara ishin stamuar në kartmonedha 100 euroshe.
 
Sipas burimeve të Departamentit të Shtetit amerikan, Peruja është një nga prodhuesit kryesorë të dollarëve të rreme në botë.
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet