TIRANE- Prokurori i Anti-korrupsionit në Peru ka deklaruar se ish-ministri i jashtëm Augusto Blacker Miller është arretuar dhe më pas liruar nga policia shqiptare.
Për një radio vendase prokurori i anti korrupsionit Arbizu, ka theksuar se Interpoli (Organizata nderkombetare e policise Kriminale) ka informuar mbi arrestimin e tij, e më pas dhe për lirimin, po jo për shkaqet e lirimit e tij.


Arbizu (foto) ka deklaruar me tej se janëarbizu duke pritur që Interpol të specifikojë se cilat ishin arsyet e lirimit të tij, edhe pse për zyrtarin ka një urdhër-arresti ndërkombëtar

"Nuk ka dyshim që Miller ka vënë në lëvizje mbrojtjen e tij për të lejuar këtë rrethanë, por ne ende jemi duke pritur për detaje të tjera për të marrë një vendim -tha ai.

Prokurori Arbizu ka deklaruar më tej se " do të vlerësohen rrethanat e rastit për një kërkesë të re ekstradimi, këtë herë nga Shqipëria". Problemi qendorn ne faktin se me Shqipërinë nuk ka një marrëveshje ekstradimi, ndaj ndoshta do të shihet mundesia e deportimit të tij në SHBA.

Në fakt, Blacker Miller është i kërkuar prej vitesh në vendin e tij për pjesëmarrje në grusht shteti dhe rebelim. Një ish-ministër tjetër me këto akuza është dënuar me burgim 10-vjeçar. Por Milleri nuk ka shkelur më në vendin e tij që prej vitit 2002 dhe kohët e fundit po përballej edhe në SHBA me një proces ekstradimi.

EKSTRADIMI

Sipas shtypit peruan, midis Shqipërisë dhe Perusë nuk ekziston traktat ekstradimi. Organet e drejtësisë të atij vendi duhet t'u paraqesin institucioneve tona brenda 30 ditësh një kërkesë ekstradimi, që qeveria shqiptare nuk është e detyruar ta zbatojë, por që mund të përdoret si një precedent reciprociteti. Ndryshon puna vetëm në rast se kërkesa vjen nga Interpoli, që me sa duket Peruja nuk e ka bërë ende.

KORRUPSIONI

Në një shkrim të 19 prillit të vitit 2001, gazeta e madhe e vendit të tij "Liberacion", në faqen 9, shkruante se akuzat ndaj këtij personi nuk mjaftojnë me kaq. Në artikullin e shkruar nga Rafaella Leon, thuhet se kanë qenë 600 milionë dollarë që janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga disa zyrtarë të lartë të Perusë, të cilët u ngarkuan për të negociuar borxhin e jashtëm të këtij vendi. Sipas gazetës, ata blenë letra me vlerë të thesarit me një të pestën e vlerës së tyre, duke përfituar vlerën 100 për qind nga shteti. Pas kësaj, këta zyrtarë, ku përfshihej Blacker Miller, investuan paratë në Panama, duke krijuar ndërmarrje fantazma. Ky vend i Amerikës Latine njihet prej kohësh si një "parajsë fiskale". Ardhja e tij pikërisht në Shqipëri për të kryer një investim të konsiderueshëm dhe fitimprurës në vite mund të ketë të bëjë me riciklimin e një pjese të këtyre parave të fituara në rrugë të paligjshme. Për veprime dhe lehtësira të tilla vendi ynë ka kohë që stigmatizohet nga organizma ndërkombëtare.
(jd/sg/gk/shqiptarja.com)