Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtues të Policisë së Shtetit kanë inauguruar sot Komisariatin e Policisë Rrugore të Tiranës.
Kreu i qeverisë Rama vlerësoi punën transformuese të Policisë së Shtetit, e cila sipas tij tashmë i ngjan policive simotra të Europës.
“Policia i ngjan trupave simotra në Europën që po shkojmë. Respekt për skuadrën e ministrit të brendshëm, drejtuesit e Policisë së Shtetit që të çliruar nga kthetrat e politikës të lidhur me krimin që i mbante në trysni të përditshme e ua kishte bërë ferr profesionin e tyre, sot janë në krye të detyrës dhe çojnë përpara një projekt madhështor për vënien e policisë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve”, u shpreh Rama.
Kryeministri shprehu vlerësime dhe për punën e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai tha se akuzat e përditshme të PD janë kompliment, pasi vijnë si rrjedhojë e shtetbërjes që s’pranohet nga demokratët.
“Puna e tij meriton çdo lëvdatë pasi jo më kot meriton edhe gjylet e përditshme të baltës së SHQUP-it që janë komplimenti më i mirë për punën e ministrit dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit. Kompliment që vjen nga ata që s’njohin shtet e shtet s’dinë të bëjnë. Teksa shohin sesi po bëhet shteti, s’dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të mbushin topat e baltës ndaj Policisë së Shtetit që është modeli për të gjithë”, tha Rama.
Efektivët e policisë rrugore në këtë inagurim ishin kujdesur të kishin pranë vetes dhe një prej kolegëve të aksidentuar në krye të detyrës.
Resmi Hasanpapaj detyrën e efektivit të policisë e cilëson të vështirë dhe inkurajon kolegët e tij të cilët shërbejnë në terren ta shohin uniformën si një përgjegjësi.

(Ish-efektivi i Policisë Rrugore, Resmi Hasanpapaj)
"Unë kam shërbyer rreth 9 vite në Policinë Rrugore të komisariatit të Tiranës, deri në datën 24 maj të vitit 2004-ë. Dhe që nga ajo natë e deri më sot unë vazhdoj të jem i paralizuar. Jeta ime mori një kthesë shumë të vështirë, të prapritur. Të punosh në polici nuk është privilegj, por një detyrë shumë e vështirë. Unë e kam provuar vetë dhe të gjithë kolegët që punojnë kanë një vështirësi shumë të madhe në kryerjen e detyrës. I përshëndes të gjithë", u shpreh Hasanpapaj.
/Shqiptarja.com

VIDEO