'Pervers, monstër, narcist'/ E dashura e Izet Haxhisë i jep fund lidhjes: Drakula s'është asgjë para teje...nuk më bleu Berisha

'Pervers, monstër, narcist'/ E dashura e Izet Haxhisë i jep fund lidhjes: Drakula s'është asgjë para teje...nuk më bleu Berisha

Erjona Parruca Mourlon dhe Izet Haxhia

TIRANË- Erjona Parruca Mourlon, e njohur si e  dashura e truprojës së Izet Haxhisë, e cila e ka mbështetur atë gjatë gjithë procesi gjyqësor, madje ka shërbyer si urë komunikimi me mediat, ka deklaruar ndarjen pas dy viteve lidhje. Një ndarje që ka zgjedhur ta bëjë publike me një sqarim shumë të gjatë mbi motivet që e kanë çuar të marrë këtë vendim, e ndërsa fajtor kryesor bën Izet Haxhinë. E quan pervers, narcist, monstër, princi i kaltër që u shndërrua në trutë e gomarit, teksa e akuzon se e ka torturuar përgjatë këtyre viteve psikologjikisht. Ajo e quan veten viktimë të Izet Haxhisë, e ndërsa paralajmëron çdo vajzë tjetër që do t'i qëndroj përkrah.

"A e dini se çfarë bëjnë perverset narsisikë? Në fillim çdo gjë është një përrallë, princi i kaltër me në fund u shfaq, trutë e gomarit, pastaj kalon faza e izolimit nga familja, nga miqtë e tu, sepse u duhesh vetëm dhe pa asnjë mbështetje për të të pirë gjakun. Dhe pastaj del në pah fytyra e vërtetë e monstrës që do vetëm shkatërrimin tuaj, të viktimës perfekte! Deri në vetëvrasje, mundësisht!

Viktimat janë gjithmonë inteligjente, me gëzim për jetën, me bonsens dhe me plot zemërgjerësi pët t'i ndihmuar në problemet e tij të shumta. Por viktimat nuk janë më koshiente se çdo problem i tij, nuk është për shkakun tuaj! Perversët narsisike, si përfaqësues të denjë të demonëve e të djallit, janë shkatërrues, janë vampirë, kanë nevojë për gjak, që të ndihen të gjallë! Janë aq bosh e aq të thatë, sa që duan dikë plot jetë e karakter të fortë për t'u ushqyer! Kur viktimës i hapen sytë: xhelati nuk e duron dot këtë humbje pushteti, ndaj do përdorë gjithçka! Viktimizimin, sharjet, akuzat, fajësimin,në fakt çdo gjë që është pasqyra e vërtetë e tyre! Do të të denigrojnë në planin fizik (oh, sa e shëndoshë që je, ti ma shpif, Dolores – malësorja, do jetë viktima e radhës. Dolores, nëse me lexon, kujdes nga vampirët!!!)

Nëse viktimat nuk janë femra, do të jenë familjarët e tyre, njerëz publike, miq. Ndërkohë që nuk shikojnë veten në pasqyrë se sa të përçudnuar, se sa të pështirë, se sa të tredhur dhe intelektualisht bosh janë! Se sa të dështuar janë në çdo gjë! Perversi narsisik të akuzon për obeze, edhe kur ti je 50 kg, siç jam unë…por ngaqë e di që kjo të prek në shpirt, do të ta përdorë për të të shkatërruar. Duke të thënë menjëherë: oh, por unë të dua tmerrësisht, jap jetën për ty" Çfarë është komike, tepër komike, është se ti njeh shumë ish/ a të tij, që peshojnë 100 kg, e di qe nuk i bën fare përshtypje ana e jashtme, sepse çfarë i intereson është energjia dhe gjaku që do të të thithin! E gjahut që do vrasin! Pastaj, të luten.. pastaj të thonë kam marrë fund pa ty, pastaj të shajnë, pastaj luajnë mbi xhelozinë…pastaj qajnë me të madhe, pastaj të bëjnë shantazh, pastaj prapë të përgjerohen në gjunjë. Por jo nga dashuria, jo! Sepse nuk e suportojnë dot të braktisen, duan të të rifitojnë për të të shkatërruar përfundimisht! Je thjesht objekt për ta! Problemi dramatik i tyre, është kur bien në njerëz inteligjente e me dije, me një instikt të fortë mbijetese e lumturie! Këtë nuk e durojnë dot! Sepse qëllimi i tyre është shkaterrimi i tjetrit, gjahu i bëre copë e çikë, shpirtra të humbur e të varur krejtësisht prej tyre! Të ndjerit të plotfuqishëm, ngaqë janë aq të dobët në të vërtetë! Në momentin qe kjo iu rrëshqet nga duart, menjëherë do tërbohen, do shajnë, do kërkojnë një tjetër gjah e viktimë! Kjo viktimë isha unë për 2 vjet! Me gjithë inteligjencën time, me gjithë bonsensin tim, me gjithë cdo gjë perfekt në jetën time, me gjithë arritjet e mia profesionale, isha viktima perfekte e një manipulatori pervers, si Izet Haxhia!

Cdo gjë ishte për të, ky njeri që gënjen si ajri që merr, asnjë fjalë s'është e vërtetë dhe asgjë nuk është reale! Por si cdo pervers narsisik, Izet Haxhia ka mjeshtërinë të bëjë të besojnë një pjesë të njerëzve duke përfshirë detaje të vërteta në thelbin e gënjeshtrave të tij! Ajo cka nuk durojnë dot, është demaskimi! Kur kupton që cdo gjë është gënjeshtër dhe një pabesi në gjak! Janë të sëmurë mentale! Uroj me shpirt që viktimat e tij të ardhshme të hapin sytë, dhe të mos bien pré e monstruozitetit të vampirit! Viktima, është shumë e vështirë të dalë nga impakti i xhelatit, aq shumë e ka manipuluar, aq shumë e ka izoluar nga familja, miqtë, aq shumë e ka bërë plastelinë. Por, ajo që Izet Haxhia s'kishte llogaritur, ishte që dija ime ishte arma ime më e fortë! Shkencërisht janë të njohur perverset narcisike! Injoranca e viktimave është fitorja e tyre! Dija dhe kultura e viktimave, është dështimi i tyre!

Një gjë të fundit: ndjej keqardhje totale ndaj cdo viktime të kaluar apo të ardhshme të këtij monstre gjakpirëse. Kini kujdes, s'do kursejë asgjë, as të bëjë viktimën, as të bëjë heroin, as të bëjë princin e kaltër . Dhe çdo gjë vetëm e vetëm për një qëllim: t'ju shkatërrojë, t'ju pijë gjakun, shkruan Erjona

Drakula s'është asgjë para tij!!! Fjalët e tij të fundit ishin sharje dhe ofendime mbi fizikun tim. Në mënyrë që të reagoja, sepse indiferenca është e vetmja gjë që i shkatërron. Rrini afër njerëzve që ju duan, që kurrë nuk ju kanë braktisur, eksperienca ime tregon që këta monstra mund të prekin çdo nivel intelektualizmi dhe cdo kënd! Instikti juaj i mbijetesës, do t'ju thotë qartë se duhet të ikni me të katra!!! Kaq kisha!  Falje të gjithë familjarëve dhe miqve të mi që kam larguar e tronditur për të mbrojtur një xhelat! Por një viktime, nuk mund të gjykohet, thjesht të ndihmohet! Dhe unë isha viktima e një monstre!!! Më qartë se kaq, s'mund të shprehem!

Reagimi pas akuzave se u ble nga Berisha
Pas publikimit të statusit për ndarjen e saj nga Izet Haxhia, kanë qenë të shumta reagimet, ku e akuzonin si të blerë nga ish- kryeministri Sali Berisha. Erjona Parruca Mourlon shprehet se nuk është aspak e suprizuar nga reagimet të tilla, në një shoqëri ku " viktima diabolizohet, dhe ku djalli hyjnizohet", ku fajtore është gjithmonë vajza.

"Shoqëri e sëmurë, sado- mazokiste, maskiliste, pa asnjë empati a dhembshuri për njëri-tjetrin. Kjo është gjysma e shoqërisë shqiptare! Ku viktima diabolizohet, dhe ku djalli hyjnizohet! Sepse viktimat shumicën e rasteve janë femra! Dhe i dëgjojmë këndezet: -oh, mire j a beri qe e vrau se e tradhtoi, mire ja bëri që e masakroi psikologjikisht se ja kishte me t’futme! Pastaj, këta të thekurit e larë me ar në ndërgjegjen e tyre, këta patetiket e pështirë: -Po e denoncon publikisht tani këtë Izet "burrin", sepse është blerë nga Berisha a nga ku di unë, aaah ,tani qe ia piu lëngun, e flaku dhe e shau.. etj, etj..!!

Deri dje e ngriti në qiell, tani po e shan (po thotë të vërtetën që dhemb). E pastaj habiten (por pa fajësuar veten) se si ndodhi kjo para hundës se te gjithëve! E pastaj habiten e derdhin lot krokodili kur gra te vrara e nena fëmijësh, duhet të varrosen! Sepse askush as nuk pa gjë, as nuk u interesua, dhe askush nuk e besoi! -Po të kishte folur, te ishte ankuar- thonë ca me pseudo dhembshuri me të këput shpirtin!! Kujt t i ankohej, kujt? Juve që vetëm do ta denigronit, do ta fajësonit atë, që do ta shtynit një hap më shpejt drejt shkatërrimit të pakthyeshëm? Juve, bashkëfajtorë të heshtur të një krimi nën hundën tuaj??? Kur kjo ju ndodh motrave, vajzave tuaja, sigurisht qe te tjerët janë fajtoret! Por kur i ndodh një femre tjetër, joooo.. ajo e ka fajin me siguri! Sepse është një cope femër, e duhet ta mbylle gojën! Sepse deri dje e ngriti ne qiell e sot po e quan monstër!! Po edhe çfarë pastaj? Kjo është mënyra perfekte e manipuluesit ndaj viktimës! Mund te zgjasë me vite e vite ky tmerr! Kështu ndodh gjithmonë! Ne çdo vend! Shkencërisht e njohur! Shoqëri e pashpirt, qe qajnë 5 minuta kur çdo dite një femër masakrohet nga i dashuri apo burri, ose kur bëjnë te verbrin e te shurdhrin, kur dhuna psikologjike makabre qe përjetojnë çdo dite, i çojnë te hidhen nga ballkoni apo ne rrotat e një makine, te vetëvriten…ose te ulin kokën e shpirtin e te marrin vetëm fryme, por pa qene me njerëz!! Janë ose te çmendura, ose nëse marrin guximin ( rralle ndodh) te denoncojnë monstrat, janë te paguara nga dikush! Siç me akuzuan mua, sepse pata forcën te denoncoja! A e dini se pse ndodh kjo? Sepse kane harruar çdo te thotë kuraja për veten, çdo te thotë respekt për qenien njerëzore qe ti je! Kane harruar qe jetën ta fali nena dhe Zoti, s'ka te drejte te ta shkatërroje e te ta vjedhë askush! SEPSE ESHTE E JOTJA!!!!

Perverset narsisike nuk janë gjithmonë vrasës te drejtpërdrejte, por vrasësit e drejtpërdrejte (ata qe nuk kane as piken me te vogël te pendesës) janë gjithmonë perverse narsisike! Mua, akuzat për shitje apo blerje nga politika,nuk me bëjnë as ftohte e as ngrohte! Madje, as vaket fare! Po fare, fare! Sepse kam kushtet e tilla, sepse jam e rrethuar me dashuri e me njerëz te vërtete qe me duan! Sepse jam ne një shtet qe me mbron me çdo mënyre e me çdo mjet! Sepse kam një jete te mire te siguruar me mendjen dhe djersen time! Shume prej simotrave te mia, nuk e kane ketë luks.. Dhe durojnë e durojnë! E duke pare qe dikush si unë, denoncon publikisht e menjëherë akuzohet për shitblerje, për kurvllik, për përfitim te turpshëm, mendojnë se ato vete qe s'kanë asnjë mbrojtje- me siguri s'do te kenë asnjë shans qe dikush t'i besoje! Dhe rrinë ashtu, te plagosura, te gjakosura ,te izoluara, te fyera. Për shoqërinë, kjo është një vrasje e paralajmëruar! Me e frikshmja dhe satanikja, qëndron ne faktin qe edhe shume gra bashkohen me këtë turmë vrastare… Ndoshta nga frika e pasqyrës se jetëve te tyre, ndoshta nga frika… Por s'ka rëndësi! Një grua me pak a me shume, s i intereson askujt me tepër se 2 dite! Do çajme pak, do flasë pak Fevziu apo tërci- vërci e kaq.. iku tani! Dhuna fizike vret! Dhuna psikologjike vret po njësoj! Mos heshtni! Edhe sikur askush te mos j u besoje, keni bere detyrën ndaj jetës tuaj! MOS HESHTNI NDAJ DHUNES!!!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 02/02/2020 12:23

    Ehhhh Leku Leku I besoj Izeti I shkrete,e prishi dhe me vellezrit dhe femijet.

    Përgjigju
  • Ton: 02/02/2020 02:25

    Hajde mall hajde, jeni fiks Chucky & Tiffany.

    Përgjigju
  • Uff: 02/02/2020 00:37

    Si shiteni për ca para........ tyryfyçka që në vend të trurit keni silikon....tyryfyçka kur lidheni dhe tarallaçka të shitura kur ndaheni....

    Përgjigju
  • YYY: 01/02/2020 20:49

    Lesh arabi kjo pune, cfare te kuptoj njeriu i shkrete!

    Përgjigju
    • llesh: 02/02/2020 02:12

      Mos e rrùj kãr*ñ Izet. Do te ta gjejm dhe ty naj p*dh te mirē nga blloku se ka sa te duash. Mjaft qe te kesh cik lek.

  • Arbëri: 01/02/2020 20:03

    E kjart se është shitur e ndyera...!!!

    Përgjigju
  • Narsisik fitohen gjates Jetes kafsherore !: 01/02/2020 18:28

    Nuk eshte habi ! Mbase ! mbase me te vertete qendrojne sqarimet e zonjes.. Hajd mo dhe kjo me shoqet,,rradha...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen