Vodhi kompaninë e marketingut ku punonte, arrestohet operatori i shitjeve në Tiranë (Emri)

Vodhi kompaninë e marketingut ku punonte, arrestohet operatori i shitjeve në Tiranë (Emri)

Foto ilustruese

Operatori i shitjeve Enio Saraçi është arrestuar këtë të enjte pasi ka përvetësuar një shumë parash duke shpërdoruar detyrën në kompaninë ku punonte në kryeqytet.

Punonjësi i kompnaisë së marketingut AloPronto sipas bluve të Tiranës ka orientuar klientët që të kryenin pagesat për blerjet, në emër të tij dhe jo në emër të subjektit.         

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Operatori”. 

Përvetësoi një shumë parash duke shpërdoruar detyrën, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari. Specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operatori’. 

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. S., 29 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar një shumë parash duke shpërdoruar detyrën operator shitjesh në një subjekt privat, pasi ka orientuar klientët që të kryenin pagesat për blerjet, në emër të tij dhe jo në emër të subjektit.         

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar