Përvjetori 2012, Berisha shpenzoi 
7-fish më shumë se Rama në 2014

Përvjetori 2012, Berisha shpenzoi <br />7-fish më shumë se Rama në 2014
TIRANE- Sapo përfunduan festimet e 70-vjetorit të Pavarësisë, Partia Demokratike ka lëshuar akuza për shpenzimet e bëra nga Qeveria Rama për këto aktivitete. Në qendër të sulmeve ka qenë koncerti i këngëtares së famshme britanike Jessie J, që sipas PD-së ka kushtuar rreth 80 milionë lekë (të reja).

Por nëse i referohemi vendimit që ka marrë qeveria në shtator të këtij viti koncerti i këngëtares angleze ka kushtuar më pas se 23 milionë lekë (të reja). Kjo sepse kaq para ka akorduar Këshilli i Ministrave për këtë eveniment, përfshirë edhe reklamimin e tij.

“Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në programin "Planifikim, menaxhim, administrim", zëri "Shpenzime korrente", fondi prej 23 000 000 (njëzet e tre milionë) lekësh, për organizimin e koncertit të madh përmbyllës dhe të fushatës publicitare, me rastin e 70-Vjetorit të Çlirimit të Vendit”, thuhet në VKM Nr. 596, datë 10.9.2014. Nga ana tjetër duhet kujtuar që vetëm dy vite më parë, në kohën kur qeveriste Partia Demokratike për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, shpenzimet për koncertet festive kanë shumë herë më të mëdha. Qeveria Berisha vetëm për tri koncertete përmbyllëse të festimeve të 28 nëntorit ka shpenzuar mbi 150 milionë lekë, pra mbi 1 milionë euro.

vendimi i qeverise berisha

Dhe kjo shifër është me “vulë” të vetë Qeverisë Berisha kur me një VKM Nr. 801, datë 14.11.2012 thuhet se: “Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, t'i shtohet fondi prej 157 836 000 (njëqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e tridhjetë e gjashtë mijë) lekësh, për realizimin e tri koncerteve që do të zhvillohen në datën 28 nëntor 2012, me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë”. Në atë kohë u tha se pjesa më e madhe e shpenzimeve vajtën për koncertin kryesor, atë në shehsin “Nënë Tereza” ku këndoi këngëtarja e famshe me origjinë shqiptare Rita Ora.

Për 70-vjetorin e Çlirimit, qeveria aktuale ftoi këngëtaren Jessie J. por kosto e kësaj ka qenë shumë herë më e vogël. Kjo gjë ka ndodhur, sepse sipas burimeve pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, këngëtarja britanike nuk është paguar fare. Jessie J. ka kërkuar vetëm pagesën e orkestrës e stafit të saj, që përbëhej nga 35 veta, si dhe koston e paisjeve speciale për koncertin, që në total kanë shkuar më pak se 23 milionë lekë që ishte fondi. Pjesa tjetër është shpenzuar për reklamimin e festimeve.

Kosto totale
Po kështu PD-ja ka akuzuar edhe për shpezime pa kriter nga qeveria aktuale për festimet e 70-vjetorit të Çlirimit, duke harruar sërish çka vetë shpenzoi në 2012. Një vështrim i kujdesshëm tek vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave nga dy qeveritë vë re ndryshime të mëdha. Qeveëria Berisha në 2012 ka marrë veç vendimeve kryesore edhe shumë plotësuese që në fund e kanë çuar faturën e shpenzimeve për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë në 692.558.748 milionë lekë, gati 5 milionë euro. Ndërsa në tre VKM-të e nxjerra nga qeveria aktuale për festimet e 70-vjetorit të Çlirimit shifra totale shkon në 118.466.000 lekë.

Akuzat e PD për festat, Peleshi: Kushtuan më pak se skena e 2012
Komisioni Shtetëror për Përkujtimin e Ngjarjeve Jubilare i kryesuar nga zëvëndëskryeministri Niko Peleshi, ka reaguar ndaj akuzave të PD e cila ka akuzuar qeverinë se shpenzoi disa qindra miliona lekë për festat dhe dekorin e fundjavës, ndërkohë që Shqipëria është në mjerim. Lidhur me këto akuza, Komisioni për Përkujtimin e Ngjarjeve Jubilare shprehet se festimet e organizuara nga Qeveria për 70 vjetorin e Çlirimit dhe 102 vjetorin e Pavarësisë janë më të ulëtat e 10 viteve të fundit. Gjithashtu theksohet se të marra së bashku shpenzimet për festimet e 28 dhe 29 Nëntorit kanë kushtuar këtë vit shumë herë më pak se sa vetëm skena e koncertit të 100 vjetorit të Pavarësisë, organizuar nga qeveria Berisha.
 
PD: Qeveria shpenzon miliona lekë për festa
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se shpenzoi disa qindra miliona lekë për festat dhe dekorin e fundjavës, ndërkohë që Shqipëria është në mjerim. Deklarata erdhi nga koordinatorja e Partisë Demokratike, Reila Bozdo. "Edi Rama ka shpenzuar disa qindra milionë lekë për festat dhe dekorin e fundjavës, ndërkohë që Shqipëria është në mjerim, e teksa qytetarët nuk kanë 10 mijë lekë të vjetra të paguajnë dritat, sepse nuk kanë një vend pune.

Duke jetuar në botën e tij paralele, pa asnjë komunikim me jetën e vështirë të qytetarëve, Edi Rama e zgjidh me bujari qesen e qindra milionë lekëve, për koncerte, skenografi, e për medalje, para që në fund shkojnë tek firmat që kanë ngritur ministrat ose stafi i tij i ngushtë. Media ka zbluar se janë rreth 300 milionë lekë që i ka marrë e njëjta kompani që shpërblehet nga Edi Rama sa herë ka një aheng qeveritar. Media ka zbuluar se janë rreth 500 milionë lekë nga taksagapuesit, të dhëna për këngëtaren. Eshtë zbuluar në media se janë rreth 50 milionë lekë të shpenzuara për dekorata për të ushqyer më së shumti ideologjinë që sjell konflikt e jo bashkim”, tha Bozdo.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë