Athina është përfshirë nga përleshjet dhe sulmet ndaj forcave të policisë ndërsa anarkistët kanë përkujtuar 8 vjetorin e ekzekutimit të adoleshentit Alexis Grigoropoulos të vrarë në vitin 2008 nga forcat e policisë.

Protestuesit kanë hedhur bomba molotov kundër forcave të rendit e cila është përgjigjur me granata shpërthyese dhe gaz lotsjellës.

Autoritetet greke thonë se kanë ndaluar disa të rinj, si të dyshuar për pjesëmarrje në sulmet me molotov dhe gurë kundër efektivëve të saj.

Pavarsisht se në vendngjarje ka patur prezencë të lartë të forcave  policore rreth 3 mijë të tillë, situata përshkallëzoi në dhunë.

Në Athinë janë të shpeshta ku anarkistët përleshen me policinë duke shkaktuar trazira në qytet.

[gallery]20052[/gallery]

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)