Përvoja e grupit Balfin: Përgjegjësia
sociale, impakt rrënjësor në zhvillimin
e punonjësve dhe krijimin e kulturës korporative

Përvoja e grupit Balfin: Përgjegjësia<br />sociale, impakt rrënjësor në zhvillimin<br />e punonjësve dhe krijimin e kulturës korporative
Përgjegjësia Sociale (CSR-Corporate Social Responsibility) në ditët e sotme ka një impakt rrenjësor në motivimin, zhvillimin dhe mbajtjen e punonjësve. Një studim ndërkombëtar mbi Përgjegjësinë Sociale për drejtuesit e Burimeve Njerëzore, i kryer nga Shoqëria për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore zbulon që praktikat CSR shihen si shumë të rëndësishme në moralin e punonjësve, në besnikërinë e tyre, mbrojtjen, rekrutimin e punonjësve më të mirë dhe në vetë produktivitetin e çdo biznesi.

Globalisht, udhëheqësit e Burimeve Njerëzore po zhvillojnë sisteme nxitjeje dhe vlerësimi që reflektojnë qëndrueshmëri, po aq sa punësimin e individeve që materializojnë këto vlera.

Grupi Balfin, ashtu si shumë korporata të mëdha ndërkombëtare e ka kuptuar që faktorët kritikë për një implementim të suksesshëm të CSR, përfshijnë pasjen e një vizioni gjithëpërfshirës që e sanksionon CSR si pjesë të një plani strategjik, vëmendjes së  menaxhimit të niveleve të larta dhe angazhimin në nivel bordi, stafit të përkushtuar dhe dispozita të aftësive, mjeteve dhe nxitësve. Sigurisht që pjesëmarrja e stafit dhe përkushtimi i tyre për të zhvilluar aktivitete CSR është themelore për sukses. CSR mund të vendoset në brandin e punonjësve dhe është pjesë e vlerave të tyre.

Përgjegjësia e Burimeve Njerëzore për të komunikuar dhe implementuar ide, rregulla dhe ndryshime kulturore dhe të sjelljes në organizatë, e bën thelbësore përmbushjen e objektivave të Grupit për “Integrimin e CSR në gjithçka që bëjmë”.

Një gamë e gjerë mjetesh të Burimeve Njerëzore të rëndësishme për aplikimin e CSR janë zhvilluar dhe zbatohen pranë Grupit Balfin, të tilla si: programe të zhvilimit të lidershipit, planifikim i zhvillimit të karrierës, planifikim i vazhdimësisë, menaxhimi i performancës dhe programet stimuluese, kornizat e kompetencave dhe identifikimi këtyre njohurive dhe aftësive gjatë procesit të rekrutimit të talenteve të reja dhe punonjësve të rinj në secilin prej bizneseve të këtij Grupi.

bf

Si vepron Grupi Balfin për të aplikuar të gjitha aspektet e Përgjegjësisë Sociale për punonjësit e tij?

Kodi i sjelljes së punonjësve – Përgjegjësia Sociale është e shprehur në kodin e sjelljes si një angazhim i Grupit në vendimmarrjen e bazuar në faktorët mjedisorë dhe sociale.

Planifikimi i fuqisë punëtore dhe rekrutimi – Planifikimi i fuqisë punëtore konsiston në analizimin e forcës punëtore aktuale dhe identifikimin e forcës punëtore në të ardhmen. Kjo konsiston në vlerësimin për nevojën e aftësive të ndryshme dhe të duhura për situatat ekonomike të ndryshme – një ekonomi me mungesë burimesh dhe energjie, kufizime të sigurisë njerëzore dhe mjedisore duke ndryshuar normat shoqërore dhe pritjet e qeverive.

Orientimi, trajnimi dhe zhvillimi i aftësive të punonjësve – Gjatë procesit të orientimit të punonjësve në Grupin Balfin u japim një pasqyrë të plotë të vizionit të kompanisë, misionit, vlerave dhe objektivave të përgjithshme të biznesit si dhe speficikat e tyre dhe lidhjen që ato kanë me përgjegjësinë sociale. Për të siguruar koherencë maksimale dhe implementim të hershëm tek punonjësit e rinj dhe për të rrënjosur këtë vlerë të përgjegjësisë sociale, ky orientim i përgjithshëm është i detyrueshëm për të gjitha shoqëritë e Grupit dhe për punonjësit e të gjitha niveleve.

Kompensimi dhe menaxhimi i performancës – Kompensimi dhe menaxhimi i performancës janë thelbësore për funksionimin e Burimeve Njerëzore. Burimet Njerëzore janë të përfshira në vendosjen e standarteve të performancës, pritshmërive dhe monitorimit të rezultateve në bazë të objektivave të performancës. Principet CSR janë inkorporuese në çështje kyç në të gjitha rolet ekzekutive.

Ndryshimi i koncepteve të menaxhimit dhe kulturës së organizatës – Rritja dhe përshtatja ndaj ndryshimeve në treg kërkon që kompanitë e Grupit Balfin të ndjekin politika të rëndësishme për ndryshimin e “sjelljes” nga koha në kohë. Ky ndryshim është në themel të të gjitha aktiviteteve të Grupit, edhe udhëhiqet nga drejtuesit e Grupit. Për ta bërë sa më efikas këtë proces të vijueshëm ndryshimi, merret asistenca e profesionistëve të Menaxhimit të Ndryshimit për të identifikuar strategjitë e duhura gjatë kohës që bëhen këto ndryshime në sjelljen dhe kulturën korporative të Grupit. 

Përfshirja dhe pjesëmarrja e punonjësve – Angazhimi i punonjësve njihet si një mjet kryesor i palëve të interesuara dhe matës për performancën e punonjësve. Në Grupin Balfin është tashmë pjesë e kulturës që punonjësit të përfshihen në proceset e ndryshme dhe në nivele të ndryshme vendimmarrje, si dhe në organizimin e aktiviteteve me karakter CSR.

Politikat CSR dhe Programet e Mirënjohjes – Programe të ndryshme të vlerësimit dhe mirënjohjes që zhvillohen nga kompanitë e ndryshme të Grupit Balfin, janë kthyer tashmë në një platformë për të angazhuar punonjësit në lidhje me “qëndrueshmërinë personale”. Programet e vullnetarizmit të punonjësve janë gjithashtu përgjegjësi e Burimeve Njerëzore dhe mund të ndikojnë për të ngritur vlerat e punonjësve dhe brandin e tyre si dhe të vetë Grupit Balfin, dhe njëkohësisht shërbejnë për të shpërndarë dhe arritur objektivat CSR të Grupit për angazhimet dhe investimet në komunitet.

Programi i Zhvillimit dhe Rritjes profesionale të Grupit – Grupi Balfin është investuar gjerësisht dhe masivisht për trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve të Grupit për të gjitha nivelet. Kompani profesioniste kontraktohen për të ofruar shërbimet e tyre për trajnime tekniko-profesionale apo dhe trajnime në Lidership, aftësi manaxheriale, fusha specifike etj., duke zhvilluar më tej edhe proceset CSR si pjesë e këtyre trajnimeve.

Në kuadrin e vlerave që përçon përgjegjësia sociale, disa ditë më parë, punonjësit e Grupit Balfin iu bashkuan nismës “Fundjavë Ndryshe” duke ofruar kontributin e tyre individual për 10 familje në nevojë në Tiranë me ushqime, veshmbathje dhe sende të tjera.

Grupi Balfin (Balkan Finance Investment Group) është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale dhe shërbime, telekomunikacioni, fincancim i konsumatorëve, industri minerare, turizëm dhe agrikulturë. Balfin Group është një aktor kryesor në tregjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare duke vepruar në 10 vende.
 
Balfin Group ka krijuar një reputacion të tij si Grupi më aktiv dhe inovator falë ideve të suksesshme të investimeve, të cilat kanë transformuar dhe revolucionarizuar jo vetëm tregun por edhe sjelljen e konsumatorëve. Sot, me zyrat qëndrore në Tiranë, Grupi Balfin është prezent me aktivitetin e tij përtej kufijve të Shqipërisë, në Austri, Maqedoni, Mali i Zi, Dubai, Kosovë, Greqi, Itali, Hong-Kong dhe Amerikë.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur