Pesë gardistët: Kasaj doli në
mesnatë nga kryeministria

Pesë gardistët: Kasaj doli në<br />mesnatë nga kryeministria
TIRANE- Pesë efektiva të Gardës së Republikës, gjatë marjes në pyetje rreth katër vrasjeve e shtatë plagosjeve në protestën e 21 janarit, mes të tjerash kanë deklaruar para prokurorëve të Tiranës, se atë ditë nga kryeministria ka dalë në mesnatë dhe shefi i IT-së Armand Kasaj. Këto deklarime i shtohen listës së provave të reja të organit të akuzës, e cila ngre dyshime të forta që sipas saj bazohen në fakte se administratori i serverit Armand Kasaj është njeriu që ka fshirë pamjet filmike dhe më pas riformatuar 7 herë memorjen e kompjuterit. Siç mësohet në dëshminë e tyre, pesë gardistët emrat e të cilëve nuk bëhen me dije nga prokuroria, kanë nënvizuar se inxhinieri i IT-së ka dalë nga kryeministria në mesnatën e 22 janarit. Dëshmia e tyre përputhet dhe me daljen elektronike, ku siç mësohet Kasaj në momentin që ka lënë godinën e kryeministrisë ka vendosur kartën eletronike në system, duke njoftuar daljen e tij nga ambjentet e brendshme të kryeministrisë. Këto prova sipas prokurorisë, vërtetojnë atë që akuza ka kërkuar në gjykatë, për arrestimin dhe izolimin në qeli të inxhinierit të IT-së Kasaj.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë