Pesë pikat e platformës Tadiç

Pesë pikat e platformës Tadiç
BEOGRAD – Një nga kandidatët kryesorë në zgjedhjet presidenciale serbe, Boris Tadiç, ka paraqitur sot planin e tij 5-pikësh për Serbinë në 5 vitet e ardhshme. Plani fokusohet te një rimëkëmbje ekonomike e një Serbie që kërkon anëtarësim në BE dhe nuk lihet jashtë as çështja e Kosovës.

Për kuriozitetin e lexuesit të Shqiptarja.com, ja shkurtimisht pesë pikat e Tadiç:

Bisedimet për anëtarësim në BE nisin në fund të këtij viti dhe mbyllen gjatë pesë viteve të ardhshëm, kohë gjatë së cilës do kryhen gjithë reformat e nevojshme.

Pika e dytë mbulon zhvillimin ekonomik, i bazuar mbi bujqësinë, ri-industrializimin, investimet e huaja dhe eksportet. Serbia do dyfishojë raportin e eksporteve në prodhimin e brendshëm bruto.

Investimet në arsim përbëjnë pikën e tretë dhe janë pjesë e planit për rigjallërimin ekonomik të Serbisë. “Edukimi është parakusht për zhvillimin, ne do dedikojmë 6% të GDP për arsimin”, tha Tadiç.

Në rend të katërt është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të zgjidhen çështjet që kanë mbetur të pazgjidhura, të përfundojë proëesi i privatizimeve dhe të sqarohen gjithë rastet e privatizimeve të dyshimta.

Kosova është pika e pestë e ‘platformës Tadiç’. As ndarje dhe as njohje të Kosovës, status special për veriun e Kosovës dhe për kishat dhe manastiret serbe, vetë-qeverisje të gjerë dhe garanci speciale sigurie për serbët që jetojnë në jug të lumit Ibër si edhe zgjidhjen e çështjes së aseteve private dhe publike serbe në Kosovë.

Sipas sondazheve të deritanishme, Tadiç dhe rivali i tij nacionalist Nikoliç, pritet të ndeshen në raundin e dytë të balotazhit për garën presidenciale. Zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale në Serbi mbahen më 6 maj.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje