TIRANE- Helikopteri AS 532 AL iu rrëzuar dje në Francë dhe i destinuar për ushtrinë shqiptare konsiderohet si një version më i zhvilluar i familjes së njohur të helikopterëve francezë “Super Puma”. Është një helikopter shumërolësh me ekuipazh prej 2 pilotësh, një inxhinier bordi si dhe mund të transportojë deri në 29 persona të armatosur ose 6 shtretër, si dhe 10 pasagjerë të tjerë. Ai mund të armatoset dhe zakonisht mban një top 20 mm, rakethedhëse 68 mm si dhe mitraloza në dyert anësore. Helikopteri i tipit “Cougar” AS 532 AL ka një rreze fluturimi prej 573 km. Ai arrin lartësi fluturimi prej 3500 metra dhe falë motorëve prej 1589 kuaj fuqi ka një ngjitje vertikale prej 431 m në minutë. Gjatësia e helikopterit 19 metra, ndërsa diametri i helikës 15 metra. Pesha maksimale e helikopterit është 9 tonë dhe hyn tek peshat gjysmë të rënda. Helikopteri është prodhim i vitit 2011. Mapo shkruan se 5 pilotë u trajnuan nga Eurocopter për të drejtuar helikopterin. Pas një testi në Nisë të Francës u trajnuan pilotët Altin Lama, Agim Sallaku, Dritan Dyrmishaj, dhe Çlirim Plaku. Por ndërsa trupa e pilotëve ka ditë që është kthyer në Shqipëri, ishin në pritje të ardhjes së helikopterit në Rinas. Ceremonia ishte planifikuar sot.
MARREVESHJA ME EUROCOPTER
Helikopteri i rrëzuar dje në Francë është produkt i parë i marrëveshjes që qeveria shqiptare dhe kompania “Eurocopter” nënshkroi më 18 dhjetor të 2009 ku u programua blerja e 5 helikopterëve me një shumë 78.7 milionë euro. Por më pas kjo marrëveshje u rinegocua në 2010 nga qeveria shqiptare dhe kompania e aviacionit. Rinegocimi u bë jo për vlerën por për kushtet teknike që duhet të kishin helikopterët dhe afatet e disturbimit të kësteve. Për rrjedhojë marrëveshja erdhi edhe një herë në Kuvend në 2010, dhe në të u përcaktuan afatet e tjera të dorëzimit të helikopterëve.
Marrëveshja tashmë parashikonte blerjen vetëm të dy helikopterëve dhe mbërritja e tyre ne Shqipëri në 2012, pikërisht ditën e sotme,ku ishte parashikuar të zhvillohej një ceremoni zyrtare në aeroportin e “Nënë Tereza”
Helikopterët ishte parashikuar të përdorej për transport të personaliteteve e nevojat e tjera të ushtrisë, dhe do të vinte në Rinas përmes Gjermanisë. Vlera e helikopterit "Cougar" ishte 15 milionë euro.
Ndërkohë që helikopteri i dytë i tipit EC- 145 do të vinte sot nga Gjermania dhe ai do të jetë VIP por me përmasa më të vogla se COUGAR ka një kapacitet prej 4 vetash dhe kushton afron 7 milione euro. Helikopteri i porositur nga qeveria shqiptare ishte i njëjtë me atë që përdor kancelarja Angela Merkel, raporton Mapo.
(ns/sg/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
70.1%
-
Të gabuar
22%
-
Nuk kam mendim
7.9%
Vota total: 164
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarr në qendrën azil kërkuese në Babrru, shkak një shkëndijë elektrike
16 Janar, 09:39
-
Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro e 4 zyrtarë në GJKKO, sot seanca paraprake! Akuzohen se licencuan karburantin pa leje ndërtimi që IKMT do e shembte
16 Janar, 09:33
-
Tiranë/ 81-vjeçarin e vrau me çekiç pas kafes në shtëpi, zbardhet dëshmia e autorit: Me ngacmonte gruan e më ofendonte
16 Janar, 09:28
-
Vrau motrën dhe kunatin në Rubik, ekstradohet nga Italia 56 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm (EMRI)
16 Janar, 09:07
-
GOLAT/ Interi hap fals në shtëpi, Bologna e ndal 2-2! Asllani nga minuta e parë
16 Janar, 09:04
-
Boronicat, fruti që përmirëson shëndetin mendor dhe fizik
16 Janar, 08:59
-
Fjalimi i lamtumirës/ Biden përshëndet Amerikën: Një oligarki e rrezikshme kërcënon demokracinë tonë
16 Janar, 08:59
-
Konfirmohet dëmtimi i rëndë për Armando Brojën, sulmuesi jashtë për 3 muaj! Moyes: Do e kthejmë te Chelsea
16 Janar, 08:29
-
Marrëveshja me 3 faza/ Për çdo peng të moshuar, lirohen 3 të burgosur palestinezë (por një ushtare vlen 50)! Si funksionon armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit
16 Janar, 08:19
-
Armëpushimi në Gaza, Presidenti Begaj: Zbatimi i plotë i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme
16 Janar, 08:16
-
Manastiret e Luginës së Drinos, pjesë e ‘World Monuments Watch 2025’, ambasada amerikane në Tiranë: U zgjodh mes 200 nominimesh
16 Janar, 08:03
-
Status strategjik për parkun industrial 'Vertigo' në Xhafzotaj në Durrës
16 Janar, 08:01