Ndonëse në kohë të ndryshme mund të kemi probleme me prindërit për shkak të përkujdesjes që mund të na duket e tepërt apo për shkak të dëshirave të moshës mund të mos u themi të vërtetat tona. Por studiuesi Dale Patrife tregon pesë të vërtetat e sipas tij, të cilat duhet t’ia themi prindërve tanë përpara se të ndërrojnë jetë.

1.Të vërtetën: Lejoni që prindërit të dinë se si ndjeheni në të vërtetë. Të mirën, të keqen, të shëmtuarën. Tregojini atyre ku ishin të suksesshëm, ku dështuan, çfarë ju deshët prej tyre dhe çfarë jo. Është një bisedë e ashpër. Por ne kemi kohë... Dhe sipas Patrife njerëzit mund të pendohen nëse duan.

2. Merrni mundësinë për t’u kthyer, shikoni njëri-tjetrin në sy, si i rrituri të rriturin, si njeriu- njeriun, dhe thoni “Unë kuptoj”. Ne të gjithë kemi patur situata jo të favorshme. Divorce, abuzime, dështime dhe dhimbje. Edhe prindërit ishin sikurse ne, ata nuk kanë imunitet ndaj këtyre. Edhe ata po ashtu kanë patur prindër. Lejoni që ata të kuptojnë se ju “kuptoni tani”. Ju mund të mos e merrni miratimin. Por ju e kuptoni.

3.Se ju i çmoni ata: Lejoni që prindërit të dinë se ju jeni falënderues. Thjesht, ne pranojmë këtë kur ata nuk janë. Falënderoni ata që ju kanë mbajtur gjallë. Ekzistojnë prindër që nuk kanë mundur t’i dëshmojnë këtë fëmijëve të tyre. Tregoni që jeni mirënjohës për kujtimet e mira dhe aftësitë e tyre që vazhduan t'ju duan edhe atëherë kur ju nuk ishit shumë të dashur.

4.Se ju vjen keq: Kërkoni falje dhe shihni si shprehin karakterin e dobët. Por, në fakt këtë e bëjnë të fortit. Ne të gjithë kemi qenë të ashpër. Ne të gjithë kemi qenë dorështrënguar. Në fund të ditës, lejoni që prindërit të dinë të ju vjen keq. Kërkoni falje dhe pranimi është veçori e njerëzve të civilizuar.

5.Se ju i falni ata: Njëra prej thënieve më të preferuara të Patrife është, “Falni ata edhe nëse atyre nuk ju vjen keq”. Ne duhet të mos harrojmë, se ata bënë më të mirën që mundën për neve. Për të qartësuar, akti i të falurit nuk nënkupton lejen për t’ju lënduar përsëri. Është krejt e kundërta. Ju jep shpresën për të përmirësuar marrëdhëniet.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)