Pesë deputetët ‘tradhtarë’,
reagon Rama: Ç’a të them?!

Pesë deputetët ‘tradhtarë’,<br />reagon Rama: Ç’a të them?!<br>
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë urgjente pas tensioneve që përfshinë vendin ditën e sotme, për shkak të Kryeprokurorit të Përkohshëm, duke e cilësuar të turpshme dhe dëshpëruese sjellje e opozitës.

Kryeprokurorja e përkohshme u zgjodh me 69 vota, nga 74 të pranishëm në sallë, ndërsa gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, e pyeti Ramën se cilën ishin deputetët tradhtarë, që nuk iu bashkuan votimit. Rama shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë, duke mos pranuar të komentojë dhe as të japë emra në lidhje me deputetët që votuan kundër apo nuk votuan për kryeprokuroren e re.

Ai tha shkurt se e rëndësishme është që u votua dhe vendi sot ka Prokuroren e Përgjithshme me mandat të përkohshëm

A i dini tradhtarët?
"E rëndësishme është që u votua, pavarësisht shisheve, këpucëve, shallëve, trupave që fluturuan. Sot Shqipëria ka sipas Kushtetutës dhe ligjit, Prokurorin e Përgjithshëm me mandat të përkohshëm", tha Rama.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike