Pesë sfidat e Mark Rutte në drejtimin e NATO-s

Pesë sfidat e Mark Rutte në drejtimin e NATO-s

Mark Rute

Kryeministrin holandez Mark Rutte e presin sfida të vërteta dhe botërore kur të vijë në krye të NATO-s.

Tashmë Rutte ka siguruar mbështetjen e plotë të të gjitha vendeve anëtare të aleancës ushtarake, duke u bërë kështu pasardhës i Jens Stoltenberg, si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, sapo ky i fundit të japë dorëheqjen deri më 1 tetor.

Rutte, i cili ka drejtuar ekonominë e pestë më të madhe të BE-së për 14 vjet, vlerësohet gjerësisht në Europë, duke treguar vendosmëri në mbështetjen e Ukrainës, përfshirë përpjekjet e fundit holandeze në trajnimin e pilotëve ukrainas për të fluturuar me avionë luftarakë F-16.

Këto janë pesë sfidat kryesore me të cilat do të përballet Rutte sipas Polico.eu.

1. Rikthimi i mundshëm i Donald Trump si president i SHBA-së

Katër javë pasi Rutte fillon punën e tij të re, amerikanët shkojnë në votime dhe mund të rizgjedhin Donald Trump, një skeptik i NATO-s.

Trump ka kërcënuar se do të shkurtojë ndihmën e SHBA për Ukrainën nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Kjo mund t'i japë një goditje të rëndë besueshmërisë së aleatëve të NATO-s për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër Rusisë, duke pasur parasysh se SHBA ka qenë deri tani donatori më i madh i ndihmës ushtarake për Kievin.

Rizgjedhja e Trump gjithashtu pothuajse me siguri do të prishë planin e NATO-s për të përgatitur Ukrainën për anëtarësimin e saj të bllok..

Vendet e NATO-s, vitin e kaluar premtuan se "do t'i bëjnë një ftesë Ukrainës për t'u bashkuar me aleancën kur aleatët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet".

Megjithatë, duke gjykuar nga karakterizimi i fundit i Trump për presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ky angazhim duket i lëkundshëm.

Zelenskyy “mund të jetë shitësi më i madh i çdo politikani që ka jetuar ndonjëherë”, tha Trump në një aktivitet të fushatës javën e kaluar.

“Ai sapo u largua katër ditë më parë me 60 miliardë dollarë [pas nënshkrimit të një marrëveshjeje sigurie 10-vjeçare me Presidentin Joe Biden] dhe ai kthehet në shtëpi dhe duke thënë se i duhen 60 miliardë dollarë të tjerë. Nuk mbaron kurrë.”

2. Sulmet ushtrisë ruse në Ukrainë gjatë dimrit 

Sapo Rutte të hyjë në detyrë, Ukraina do ta thërrasë atë për ndihmë me afrimin e dimrit.

Gjatë muajve të fundit, Rusia ka shtuar sulmet kundër termocentraleve dhe digave të Ukrainës – infrastrukturë që kërkon muaj dhe vite për t'u riparuar plotësisht.

Gjatë dimrit të parë nga nisja e luftës luftës, midis 2022 dhe 2023, rrjeti elektrik i Ukrainës u sulmua rëndë.

Çelësi, thotë shefi në largim i NATO-s, Stoltenberg, qëndron në më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore që mund të mbrojnë sistemin e energjisë, si dhe stafin e mirëmbajtjes që punon për riparimin e objekteve të dëmtuara.

Vendet e NATO-s po luftojnë gjithashtu për të dërguar ose për të ndërtuar sisteme të mbrojtjes ajrore.

Por Evropa nuk ka aq shumë sisteme të tilla për të dërguar. Vendet afër Rusisë gjeografikisht janë pak se të gatshme të heqin dorë nga “mburojat” e tyre ajrore.

3. Detyrimet e vendeve anëtarëve të NATO-s për të paguar

NATO-ja këtë javë festoi një numër rekord të aleatëve që arritën objektivin prej 2 përqind të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes. Në të vërtetë, Holanda sapo e kaloi atë prag këtë vit.

"Rekordi i dobët nga miqtë tanë mesdhetarë është arma e përsosur për Trump," tha një diplomat i lartë.

Megjithatë, edhe vende afër SHBA-së nuk po e zbatojnë objektivin. Kanadaja, një anëtare e NATO-s që në fillim në vitin 1949, po përdor vetëm 1.37 për qind të PBB-së, duke regjistruar 0.1 për qind rritje që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

4. Ankesat e vendeve anëtare të NATO-s në lindje të Europës 

Vendet në kufi me Rusinë nuk janë mbështetësit më të mëdhenj të Rutte.

Ata janë të zemëruar për shpenzimet e ulëta të mbrojtjes holandeze dhe janë të mërzitur që posti kryesor në NATO i ka shkuar gjithmonë një vendi europian të perëndimit apo veriut, edhe pse vendet e krahut lindor kanë qenë në aleancë për një çerek shekulli.

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, nuk hyri në garën për postet e larta të NATO-s pasi iu tha se nuk do të merrte mbështetjen e vendeve si SHBA, Franca dhe Gjermania (ajo tani është kryesuesja për të qenë shefja e ardhshme e politikës së jashtme të BE-së ).

Ata kishin frikë se emërimi i saj do të shihej nga Moska si një përshkallëzim i armiqësive. Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis, i cili kandidoi për këtë detyrë, fitoi mbështetjen vetëm të Hungarisë.

Vendet e krahut lindor tani ka të ngjarë të kërkojnë përfaqësim në nivelin dytësor të NATO-s, pozicionin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm (DSG) dhe postet e ndryshme të ndihmës sekretarit të përgjithshëm (ASG).

Shpërndarja e posteve brenda aleancës ka qenë një pikë e acaruar për vendet lindore për disa kohë. Ndërsa DSG që po largohet është rumun, të shtatë ASG-të janë nga perëndimi - dy nga SHBA, nga një nga Gjermania, Hollanda, Britania, Italia dhe Franca.

Në të vërtetë, një nga detyrat e para të Rutte si shef i NATO-s do të jëtë të emërojë një zëvendës dhe do të përballet me presionin për të emëruar dikë nga një vend anëtar në lindje të Euopës.

5. Udhëheqësit Putindashës të Evropës

Nuk është vetëm Trumpi që Rutte duhet ta bindë për ta mbajtur NATO-n gjallë.

Në të gjithë Evropën, partitë e së djathtës ekstreme skeptike ndaj NATO-s dhe Putin-dashëse po lulëzojnë.

Franca për shembull, është në prag të zgjedhjeve parlamentare që mund të sjellin fitoren e ekstremit të djathtë, duke e detyruar Stoltenberg t'i bëjë një lutje të Parisit për "ta mbajtur NATO-n të fortë".

Rutte, natyrisht, e di shumë mirë këtë. Në një farë mënyre, ai filloi të pretendonte postin kryesor të NATO-s kur u bë e qartë se Partia e tij Popullore e qendrës së djathtë për Liri dhe Demokraci do të humbiste zgjedhjet holandeze ndaj Partisë së ekstremit të djathtë për Lirinë e Geert Ëilders, gjë që ndodhi.

Ëilders, i pyetur vitin e kaluar në lidhje me pikëpamjen e tij për liderin rus Vladimir Putin, i tha gazetës ruse RT: "Unë duartrokas atë siç duartrokas zotin Trump për të qenë udhëheqës, të cilët qëndrojnë atje në emër të popullit rus dhe amerikan."

Një gjë që Rutte nuk duhet të ketë frikë është puna e tij e re nuk do të jetë e mërzitshme.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Don: 07/07/2024 13:26

    Ky sallatori ka per te filluar luften e 3 boterrore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?