Pesë shenjat e 'fshehura' që tregojnë se keni ‘kimi’ me dikë që në takimin e parë

Pesë shenjat e 'fshehura' që tregojnë se keni ‘kimi’ me dikë që në takimin e parë

Foto ilustruese

Kur flasim për takimet, një element që të gjithë kërkojnë që në fillim është 'kimia'. Është "përbërësi" që bën një bisedë të rrjedhë më lehtë dhe krijon rehati mes personave të përfshirë.

Ndonjëherë është e lehtë të dallosh nëse ka kimi me një person apo jo. Megjithatë, sipas ekspertëve, ka disa shenja "të fshehura" që tregojnë se ekziston kimi mes jush, edhe që në takimin e parë.

Përqendroheni tek bashkëbiseduesi
Kur jeni me shoqëri – madje edhe me miq që i njihni mirë – sa herë e shihni telefonin tuaj ose shpërqendroheni nga ato që ndodhin përreth? Nëse kjo nuk ndodh kur jeni me një person që ju bën të ndiheni rehat, kuptoni se ka diçka pozitive mes jush. "Shenja më e madhe e kimisë mes dy njerëzve është vështirësia për t'u shpërqendruar nga çdo gjë tjetër," thotë psikologia dhe psikiatria Amelia Alvin.

Koha kalon shpejt
Kur ndodheni diku dhe ndiheni të mërzitur ose të painteresuar për ato që po ndodhin, koha duket se ndalon. Por nëse keni pranë një person me të cilin ndiheni mirë, atëherë ora rrjedh si lumi. "Një bisedë e këndshme dhe një lidhje e bukur me tjetrin i bën të gjitha të duken të parëndësishme, madje edhe koha," pohon Diana Venckunaite, një trajnere e certifikuar për marrëdhëniet. "Ju humbni në lehtësinë me të cilën mund të flisni me tjetrin dhe harroni kohën. Doni të mësoni më shumë për bashkëbiseduesin dhe ta njihni më mirë."

Vëreni gjërat e vogla
"Kur ju intereson dikush, vini re edhe ndryshimet më të vogla që mund të bëjë. Shihni ato që të tjerët nuk i shohin. Nga mënyra se si i ka flokët deri te mënyra si lëviz duart. Nuk ju shpëton asgjë, dhe kjo do të thotë se kimia mes jush ju shtyn të vini re ato që të tjerët i injorojnë, për të njohur më mirë këtë person," thekson Holly Schiff, psikologe klinike.

Qeshni vazhdimisht
Nëse qeshni dhe buzëqeshni kur jeni së bashku, atëherë keni bërë një fillim shumë të mirë. "Kur jeni pranë partnerit të ri ose personit që ju intereson, të qeshni është thelbësore për marrëdhënien që po nis. "Të keni të njëjtin sens humori tregon se mendoni në mënyrë të ngjashme dhe ndoshta jeni të përputhshëm edhe në fusha të tjera të jetës. Kjo tregon se mund të shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit pa shumë përpjekje," thotë terapistja seksuale Susan Trombetti.

Ndiheni rehat
Shenja më e qartë mund të kalojë ndonjëherë pa u vënë re. Të kesh kimi me dikë nuk do të thotë domosdoshmërisht që zemra juaj të rrahë fort dhe në të njëjtin ritëm. Siç thekson Dr. Annie Hsueh, psikologe klinike me specializim në marrëdhëniet e çifteve, "Disa mendojnë se dashuria me shikim të parë është kimia absolute. Por të ndihesh rehat është një tregues më i mirë i kimisë mes dy njerëzve. Mund të mos jetë aq emocionuese dhe energjike, por është fillimi për të ndërtuar themele të forta në një marrëdhënie."

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës