Pesë vende evropiane bien dakord të pranojnë imigrantët e bllokuar në brigjet e Italisë

Pesë vende evropiane bien dakord të pranojnë imigrantët e bllokuar në brigjet e Italisë

Një numër vendesh evropiane kanë rënë dakord që të pranojnë mbi 100 imigrantë që u shpëtuan në Mesdhe javën e kaluar. Italia nuk kishte pranuar që të lejonte imigrantët në anijen Gregoretti të Rojës Bregdetare që të zbrisnin dhe anija kishte mbetur në portin e Augustës për disa ditë, duke pritur për vendimin.

Situata e fundit e krijuar pasi Italia nuk po lejon imigrantët të zbarkojnë në portet e saj pasi janë shpëtuar në det, u zgjidh. Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini pranoi zbarkimin e 100 imigrantëve në bord të Gregorettit, pasi u plotësuan kushtet e tij. Vetëm të miturit dhe ata që kishin nevoja urgjente shëndetësore ishin lejuar të zbarkoheshin më herët.

Zoti Salvini e kishte bërë shumë të qartë se deri kur të arrihej një marrëveshje për rishpërndarjen e imigrantëve në nivelin e Bashkimit Evropian, ata nuk do të lejoheshin të dilnin nga anija, që qëndroi e ankoruar në portin Augusta të Siçilisë për pesë ditë.

Zoti Salvini tha se problemi ishte zgjidhur, ndërsa pesë vende evropiane – Gjermania, Portugalia, Franca, Luksemburgu dhe Irlanda – si edhe disa ambjente të priftërinjve italianë, do të pranojnë 116 imigrantët që janë në anije.

Zoti Salvini ka thënë prej kohësh se Evropa nuk mund të vazhdojë të injorojë problemin e rrjedhës së vazhdueshme të imigrantëve që arrijnë në brigjet italiane, pasi kalojnë nga Libia. Shumë italianë janë dakord me zotin Salvini se Roma nuk mund ta përballojë këtë problem e vetme.

Duke iu drejtuar italianëve përmes mediave sociale, zoti Salvini vazhdimisht thekson se sa serioze dhe rigoroze është politika e qeverisë së tij për për të mos lejuar hyrjen nga portet të atyre që arrijnë ilegalisht në Itali.

Një numër shtetesh të BE-së kanë kritikuar sjelljen e qeverisë italiane, duke thënë se imigrantët nuk mund të lihen të mbyten në Mesdhe. Por zoti Salvini e ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet. Dhe sapo iu dha rrugë zgjidhjes së bllokimit me Gregorettin, një tjetër situatë u shfaq në horizont.

Një anije shpëtimi e një organizate gjermane, Alan Kurdi po shkonte drejt ishullit italian të Lampeduzës me 40 imigrantë të shpëtuar nga një gomone e mbimbushur. Mes të tjersh në anije janë një grua shtatzënë, tre fpmijë, një burrë i plagosur dhe dy persona të tjerë që i shpëtuan një shpërthimi me bombë në Libi para tre javësh.

Salvini i quan këto operacione shpëtimin nga organizata humanitare “provokime” dhe ka nënshkruar një urdhër që ndalon anijen të hyjë në ujrat italiane. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja