Peshëngritësi shqiptar humb
ndjenjat dhe përfundon në spital
Si të mos mjaftonte humbja e podiumit për 1 kilogram, peshëngritësin shqiptar Briken Çalja i cili zuri vendin e katërt në kampionatitn Botëror që po zhvillohet në SHBA, humbi dhe ndjenjat.
Peshëngritësi Briken Calja, ka humbur ndjenjat pas garimit në botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sportisti shqiptar që zuri vendin e katërt në dygarësh kaloi disa orë në spital, ndërsa raportohet se gjendja e tij është e mirë.
“Hëngra ushqimin para garës dhe fillova të kisha disa dhimbje barku, mendova nuk ishte gjë, por me kalimin e kohës po shtoheshin këto dhimbje. Nuk mbaj mënd asgjë nga provat e fundit me 180 KG, menjëherë sapo u largova nga pedana humba ndjenjat dhe më dërguan në spital”, deklaroi për Top Channel peshëngritësi.
Calja ka qëndruar për reth 5 orë në spital, ku i është dhënë ndihma e shpejtë dhe më pas ka bërë analizat përkatëse. Sipas përgjigjes së tyre, mjekët i kanë thënë se ka patur një dehidratim 3 herë mbi normat dhe kjo i ka sjellë humbjen e ndjenjave. Tashmë është normalizuar sa i përket gjëndjes shëndetësore për sportistin shqiptar dhe pas kësaj situate, Calja tregon se pavarësisht të gjithave është i kënaqur për rezultatin e arritur.
“Të jesh i katërti në botë nuk është një rezultat i keq. Vendi ynë në hartë nuk është as sa një majë stilolapsi, jo më të dalim të katërtit në botë, duke patur parasysh kushtet. Megjithatë më vjen inat sepse humba një medaljeje të artë në shtytje dhe një të argjendtë në dygarësh”, tha Calja.
Briken Calja garoi në peshën 69 kg, në stilin e shkëputjes u rendit i katërti me 142 kg, ndërsa stilin e shtytjes, ai u rendit në vendin e pestë pasi ngriti 175 kg. Në total në dygarësh Briken Calja u rendit në vendin e katërt me 317 kg. Top Channel
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.7%
-
Jo
37.1%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1302
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!
13 Janar, 18:55
-
Ngjela në Report TV: Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA! Këta menduan se ishin të paprekshëm, Rama i qetë
13 Janar, 18:42
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:42
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
13 Janar, 18:29
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2.5 milionë dollarë për të prekurit
13 Janar, 18:15
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Kallëzoi Berishën në SPAK për falsifikimin e datëlindjes, Idajet Beqiri: Ia thashë në sy në 1997, je kriminel! Tropojanët e tij më rrahën dhe masakruan
13 Janar, 18:04
-
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: E di Malësia e Gjakovës ç'ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është
13 Janar, 17:55
-
Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik
13 Janar, 17:50
-
Zbulohet tuneli i karteleve të kokainës mes SHBA dhe Meksikës! I blinduar, 4 metra i gjerë dhe 6 metra i lartë (VIDEO)
13 Janar, 17:36