Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultate mbresëlënëse në Kampionatin Europian për 17-vjeçarët në Madrid, duke u shpallur kampione e trefishtë e Europës dhe duke thyer tre rekorde europiane gjatë garës.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga ceremonia e ndarjes së medaljeve në kampionat ku po luhej edhe himni shqiptar.

“Peshëngritësja e talentuar Enkileda Carja fiton medaljen e artë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të Rinj, që po zhvillohet në Madrid, duke thyer 3 rekorde europiane për të rinj, në peshën 63 kg”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Në total, me 204 kilogramë  Enkileda Carja u shpall kampione e trefishtë e Evropës me 3 medalje ari, teksa këtë periudhë kishte bërë një përgatitje te fortë me trajneren Eglantina Kalemi.