Peshëngritje, Qerimaj s'merr
medalje,i 6-ti në Botë

Peshëngritje, Qerimaj s'merr<br />medalje,i 6-ti në Botë<br>
Erkand Qerimaj nuk ka arritur dot të marrë medalje në Botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Amerikë. Shkodrani e mbylli garën e tij në vendin e 6-të në dygarësh me 342 kg të ngritura në të dy stilet duke u pozicionuar i 6-ti në Botë.

Nga 6 provat që kishte në dispozicion Qerimaj arriti të ngrinte 2. Në shkëputje Qerimaj u rendit i 4-ti me 155 kg të ngritura në provën e parë ndërsa dështoi në dy provat e tjera. Edhe në shtytje ishte e njëjta histori me Qerimajn që ngre me sukses provën e parë 187 kg por dështon në dy të tjerat dhe e mbyll stilin e shtytjes në vend të 9-të. Më herët garoi Briken Calja që e mbylli garën i 4-ti në dygarësh.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal