Vetëm ditën e sotme numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka shkuar në 87 viktima. Sulmi më i madh ishte ai ku humbën jetën 67 palestinezë në një zonë të vetme, duke e shënuar këtë ditë si më të rëndën në 13 ditë luftime mes izraelitëve dhe palestinezëve, me më tepër se 400 të vrarë. Mes viktimave raportohen fëmijë, gra, e mes tyre dhe familjarë të Hamasit.
Ndërkohë një eksod masiv ka nisur në Gaza, ku agjensitë e refugjatëve raportojnë se numri i personave që kanë braktisur shtëpitë e tyre ka kaluar mbi 10 mijë, me banorët që largohen çdo ditë, të tmerruar, për t’i shpëtuar luftimeve të përgjakshme.
Armëpushimi humanitar prej “tre orësh” që u bë me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq me qëllim për të ndihmuar të plagosurit, zgjati jo më pak se një orë dhe u pasua me sulme të njëpasnjëshme. Për mosrespektimin e armëpushimit që duhet të zgjaste deri në mesditë me orën lokale, të dy palët akuzuan njëra tjetrën.
Ofensiva izraelite në Gaza, gjatë mbrëmjes 40 viktima
Ushtria Izraelite ka zgjeruar ofensivën tokësore për shkatërrimin e një rrjeti tunelesh të Hamasit, duke shkaktuar më shumë se 40 viktima. Ky sulm është konsideruar si më i rëndi në 13 ditë luftimesh në Rripin e Gazës. Në një deklaratë për shtyp Ushtria Izraelite ka thënë se me ta janë bashkuar forca të reja ushtarake “për të luftuar terrorin në Gaza”.
Ndërkohë pas një tjetër sulmi me bombë nga trupat Izraelite raportohet se kanë mbetur të vdekur një gazetar dhe një kameraman, pasi u goditën në automjetit me të cilin udhëtonin.
Krahu militar i Hamasit që ndodhet në konfrontim direkt me ushtrinë izraelite në rripin e Gazës ka kërkuar me anë të Kryqit të Kuq një armpushim tre orësh për arsye humanitare dhe për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve.
Nga mësymja e sotme e trupave izraelite mësohet se kanë mbetur të vrarë rreth 40 palestinez, më së shumti civil, dhe dy ushtar nga rradhët e ushtrisë izraelite.
Hamas deklaron se ka humbur 15 ushtarakë vetëm në orët e fundit.
Në ditën e trembëdhjetë të sulmit izraelit mësohet se janë intensifikuar dhe bombardimet e artilierisë, më sakt në zonat e Sajaya-së dhe Zaitun-it, në lindje të rripit të Gazës.
Sipas mjekëve mes viktimave të bombardimeve janë edhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve është i biri i Khalil al-Hayya, eksponent i lartë i Hamasit.
Gjithashtu në popullsi është përhapur paniku ndërkohë qe OKB raporton për rreth 62.000 refugjat që largohen në masë nga banesat e tyre.
Gjithashtu bëhet e ditur se nga ana e tyre forcat e Hamas kanë kryer sulme të tjera me raketa në territorin izraelian duke provokuar dhe shpërnguljen e popullsisë nga disa lagje në veri të Tel Aviv-it dhe terror në qytetet bregdetare të Ashdod dhe Ashqelon.
Ndërkohë, ndërsa sulmet vazhdojnë, numri i viktimave është rritur ndjeshëm gjatë fundjavës duke u raportuar deri më tani më shumë se 390 civilë të vrarë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)