Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në detin Adriatik në Durrës. Kanë qenë peshkatarët që po peshkonin pranë bregut, që kanë pikasur trupin e pajetë që pluskonte mbi ujë.

Trupi i pajetë është gjendur në plazhin e Currilave, ndërsa policia kufitare transportoi kufomën në portin detar.

Policia njofton se trupi i gruas u gjet në orën 08:30, ndërsa është identifikuar dhe mendohet se vuan nga problemet mendore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Policia Kufitare e Durrësit transporton trupin e pajetë