TIRANE -  Kryeministri Berisha ishte sot në Peshkopi për të prezantuar kandidatët për deputetë si dhe për të marrë pjesë në inaugurimin e gjimnazit "Said Najdeni.
Nga ambientet e gjimnazit “Said Najdeni”, Kryeministri Berisha deklaroi sot paradite se mësuesit janë të lirë të bëjnë propagandë të promovojë e mbrojë pikëpamjet që besojnë.  Ai premtoi se ndërtimi i rrugës së Arbrit, tunelit të Murrizit dhe boshtit të jugut do të jenë veprat e para infrastrukturore që do të finalizohen në dy vitet e para të mandatit tonë të ardhshëm qeverisës premtoi Berisha.


MESUESIT JANE TE LIRE TE BEJNE PROPAGANDE
"Mësues kudo që jeni jeni të lirë të propagandoni dhe të mbroni e promovoni pikëpamjet që besoni"- tha Berisha duke akuzuar Ramën se po kërcënon mësuesit dhe se abuzoi me fondet e qeverisë për ndërtimin e shkollave në Tiranë.

“Me gjysmën e këtyre parave bashkia e Kamzës ndërtoi gjithsej 13 shkolla, ajo e Tiranës ndërtoi 7 shkolla, sepse bashkai donte troje që i merrnin klientët. I kërkoj zotërisë të heqë dorë nga trysnitë mbi arsimin e ofendimet kolektive. Ato nuk i bëjnë nder integrimit. Një ditë i shpall të padijshëm ditën tjetër i thua se do shinin hekurat. Dje i shkatërruat nervash. Kam marrë në telefon drejtoreshën e një gjimnazi me kërcënime absurde. Mësues kudo që jeni jeni të lirë të propagandoni dhe të mbroni e promovoni pikëpamjet që besoni. Nuk mund të ketë asnjë njeri që të kufizojë. I kërkoj që për zonjën që kërcënove në telefon ta marrësh në telefon dhe të heqë dorë nga kërcënimet e tilla. Disfata e pret por t’i je mësuar me disfata sepse atë e meriton. Lëri mënjanë kërcënimet sharjet trego respekt për shkollë e arsim. Është e vërtetë se ka dobësi, asgjë nuk zgjidhet as me sharje as mallkime por me përkjekje e përkushtim e motivim."- tha Berisha.

Ai mori pjesë në inaugurimit e gjimnazit “Said Najdeni”, në të cilin sipas tij janë dhënë 160 mln lekë.

BERISHA: RAMA DO T'JU PERÇAJE

Më pas në orën 11:00 në mitingun e prezantimit të kandidatëve për deputetë Berisha tha dibranët do i japin përgjigjen e merituar kreut të PS-së i cili i ofendon dhe ka qëllim t'i përçajë.
“Rama vjen në Peshkopi me qëllim që t’ju përçajë, por nuk ia arrin qëllimin e tij. Shkon e Berat e u thotë se nuk investon në veri, por këto ia jepni ju përgjigjen ndërsa për diçka tjetër jua jap unë sot, erdhi këtu dhe u tha socialistëve të Dibrës, ju demokratët ju japin raki me sheqer. (qesh)
Dibranët kanë dy veti janë të mençur e punëtor. Por ti që mendon se mund ti mashtrosh jo zoti Rama dibranët socialsitë e demokrat nuk mund të pajtohen me ty sepse t’i shkelmon mbi aspiratat e tyre europiane. Janë të mençur dhe nuk harrojnë kurrë nofkat epitetet dhe sharjet që ke përdorur për Shqipërinë. Dibranët janë të vendosur që më 23 qershor t’i japin Shqipërisë mandatin e pestë”

T'I JAPIM LEKSION TA LEME NE AUTOBUS

“Dibranët janë të vendosur që më 23 qershor t’i japin Shqipërisë mandatin e pestë. Të japin ty leksionin e të të lënë ty përjetësisht në autobus.”- tha Berisha “Ju bëj thirrje të bëjmë gjithçka që këto javë që kanë mbetur të trokasim në cdo portë e të paraqesim projektet tona. Ne mbajmë premtimet. Të bëjmë çdo gjë për Shqipërinë europiane”

Kandidatët e PD-së në qarkun e Dibrës janë Sherefedin Shehu, Bedri Selman Hoxha, Roland Keta, Ekrem Spahia, Rrahim Kaleci, Dhurata Çupi.

DO NDERTOJME RRUGEN E ARBRIT
"Ndërtimi i rrugës së Arbrit, tunelit të Murrizit dhe boshtit të jugut do të jenë veprat e para infrastrukturore që do të finalizohen në dy vitet e para të mandatit tonë të ardhshëm qeverisës"- premtoi Berisha i cili sqaroi vonesat në përfundimin e punimeve në rrugën e Arbrit. Sipas tij vonesat erdhën si pasojë e situatës së papërshtatshme gjeologjike në kodrën ku do të ndërtohej tuneli i Murrizit. Për këtë arsye, tha ai, ndërtimi i këtij tuneli u zhvendos në një kuotë 120 metra lart kuotës ekzistuese.
Kryeministri premtoi se, shumë shpejt do të ndërtohet universiteti i Dibrës dhe qeveria do të bëjë gjithçka në 4 vitet që vijnë për Dibrën e zhvilluar dhe evropiane.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)