Speciet e rralla në Gjirin e Vlorës, peshq helmues, breshka fluturuese e peshkaqenë!

Në Gjirin e Vlorës, peshkatarët gjithnjë e më shpesh ndeshen me specie të rralla. I tillë ishte peshku helmues, që u kap disa muaj më parë. Por prania e peshqve invazivë është shqetësuese sepse dëshmon ndryshimet klimatike.

Peshkatari me përvojë, Sherif Dyrmishaj thotë se ka parë edhe breshka fluturuese apo peshkaqenë të mëdhenj. Këto specie që më parë ndesheshin rrallë, janë bërë vizitorë të shpeshtë në Gjirin e Vlorës. Habitatin e tyre e kanë në ujërat e thella të vendeve tropikale por për shkak të ndryshimeve klimatike tashmë janë vizitorë të ujerave tona.

 

“Gjiri i Vlorës është i veçantë për shkak të rrymave detare. Kemi pasur foka, peshku luan, peshku helmues. Është gjetur një peshkaqen në Pashaliman, ai shumë i rrallë dhe agresiv. Tjetra në një i vogël, është gjetur në gjirin e Vlorës ndërkohë që ai rri në ujëra të thella”, shprehet Sherif Dyrmishaj.

 

I vetmi Parku Kombëtar Detar, ai i Karaburun-Sazan është banesa e 36 specieve të florës dhe faunës detare, ku përmendim fokat mesdhetare, delfinët dhe breshkat e detit.

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, arrestohet 45-vjeçarja në Durrës! Pritet ekstradimi

Në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, arrestohet 45-vjeçarja në Durrës! Pritet ekstradimi