'Peshq të mëdhenj' në hetim? Kreu i SPAK, Kraja: Kemi çështje të hapura, nuk mund të jap emra! Lista e pagave? Jo në kompetencën tonë, nëse ka elementë hetojmë

Për kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja, deri në këto momente nuk ka elementë që e lidhin daljen e të dhënave personale të shqiptarëve me kompetenca e SPAK. Ai garanton se nëse do të ketë të tilla indicie do të ketë hetim.

"Prokuroria e Posaçme vepron sipas kompetenca dhe nxjerrja e të dhënave publike nuk është në kompetencë. Nëse do të ketë elementë për ne do të ketë hetim", tha ai.

Kreu i SPAK pranoi se ka shumë çështje në hetim edhe për zyrtarë shumë të lartë por tha se nuk mund të përmendte emra.

"'Peshk i madh' nuk ekziston në konceptin tonë. Ne kemi 2 seksione, një që lufotn krimin e organizuar dhe një që lufton korrupsioni dhe rezultatet kanë qenë publike. Kushdo që abuzon me fondet publike do të jetë subjekt i hetimeve tona.  Ne kemi çështje të hapura për shumë elementë. Nuk mund të jap emra", tha Kraja.

I pyetur nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta mbi pritshmëritë e 2022-it, Kraja tha se do të vijojë puna e mirë e bërë deri më tani.

"Në 2021 ishte vit konsolidimi i SPAK, ngritja e BKH por edhe nga rezultatet nga të gjitha fushat.  Edhe 2022 do të jetë me intensitet më të lartë në të gjitha këto fushatë. Mbyllim Byronë Kombëtare të Hetimit dhe vazhdojmë me ndjekjen penale brenda prioriteteve", deklaroi Kraja.

Këto deklarata Arben Kraja i bëri pas takimit të përbashkët të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ai ishte i pranishëm. Kujtojmë se gati 10 ditë më parë, në një ceremoni të posaçme u certifikuan 28 agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky ishte nja hap i rëndësishëm drejt plotësimit të SPAK, i cili tashmë ka 17 prokurorë në strukturën e vet. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gerti: 19/02/2022 11:31

    Bjerini linjave te korrupsionit! terhiqeni finen deri sa te dalin te gjithe o Kraje! jo nje po nje jo nje ndoshta! psyrini se eshte bere llum po ikin dhe ata qe kane mireqenie leje ata pa buke! beni nje gje per vendin se me Pd PS e LSI nuk behet ky vend! keta vetem sofistikohen si banda!

    Përgjigju
  • AltinTop: 29/12/2021 17:58

    Vazhdoni te hetoni çeshtjet e para 20 viteve, kur u dogj shteti dhe nuk lane dosje ne gjykate pa djegur… Ndersa sot vidhen eurot me lopata dhe akoma ska te denuar shembullor.. Hallall rrogat nga taksapaguesit shqiptare.

    Përgjigju
  • Vlora: 29/12/2021 17:40

    Gjin Gjona Artur Malaj jeni te gjith Kokrra legenash KCK

    Përgjigju
  • Latif: 29/12/2021 17:08

    Kokrra e zhulsit

    Përgjigju
  • drini: 29/12/2021 16:57

    SPAK-u eshte kot fare.Nuk kam asnje besim tek spak

    Përgjigju
  • adi: 29/12/2021 16:21

    kapen me hallexhinjte.te bejn namin me gjoba...e nje pal tjetwr ben sehir.ku te ankoheah ku te ulerasesh

    Përgjigju
  • Jani: 29/12/2021 15:42

    Shikoni cfare mendesie, per te dhenat nuk hetojme se nuk kemi kompetence, thote. Po nese dyshimet jane qe te dhenat mbi listen e pagave jane pjese e disa listave qe jane perdorur paligjshmerisht nga PS nen drejtimin dhe mbrojtjen personale te kreut te saj, deputetit dhe Kryeministrit Edi Rama, a ka kompetence apo jo SPAK?

    Përgjigju
    • Vlonjati: 29/12/2021 16:15

      O babale… SPAK eshte prokurori speciale kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Nuk eshte prokurori qe heton cfaredolloj krimi. Per publikimin e te dhenave personale nuk ka prova qe behet fjale per krim te llojit qe e kualifikon per tu hetuar nga SPAK! Per momentin mbetet thjesht vjedhje te dhenash ndaj i perket prokurorise normale.

  • Andarti shqipfoles: 29/12/2021 15:26

    NE SULM! NE SULM komentues anonim!!! Duhet vrare shpresa e turkoshqiptareve per dite me te mira. Te shporren te gjithe ne emigrim, sidomos ata ne jug te Shkumbinit qe n’a moren Vorio Epirin. Vetem kujdes mos e demaskoni veten sic keni bere ne disa hapsira te tjera virtuale (mos u hutoni dhe mos tregoni se i perkisni komunitetit minoritar) se na flliqet me pakujdesi ne facebook dhe ne chatrooms duke treguar qe jeni nga Dropulli dhe Himara. Bombardojeni me komente negative SPAK-un, dhe sidomos aleancen shqiptaro-amerikane. Efharisto!

    Përgjigju
    • Andon L.: 29/12/2021 16:27

      Andarti: "Duhet vrare shpresa e turko-shqiptareve per dite me te mira. Te shporren te gjithe ne emigrim, sidomos ata ne jug te Shkumbinit qe n’a moren Vorio Epirin." Ju flisni si një enigmë. Çfarë do të thotë kjo ju lutem? Shpjegoni pak më shumë!

  • judlin: 29/12/2021 14:05

    pershendetje,kam zero besim tek keto organe keto gjerat i bejne jo peshk i madh jo peshk i vogel keta jane te paguar per vete me rroge mujore me shuma maramendese,ky shtet o Shqiptar nuk behet me me keta pisa

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 29/12/2021 13:06

    Te ngjashem si dy pika uji,keshtu je ti Kraja me TikLlallën. I pabesueshem ne perceptimin e opinionit te gjere shqiptar brenda dhe jashte Shqiperise. Ti bej detyren si TikLlalla se te ndihmojne edhe port-halet e blera apo te shitura te KORRUPSIONI GALOPANT 30 VJEÇAR SHQIPTAR NË PUSHTET E OPOZITE.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 29/12/2021 12:55

    A.Kraja është më keq se Tikë Llalla.Dhe po vazhdoi kështu do përfundoi si Ai në Arrati se e njoftojnë shokët e bërë njësh me kriminelët që nxjerrin nga burgu me €,$. -A.Kraja i këroi PROVA DASH për Sb non grata njëlloi si Saliu.Që do të thot se ky rop nuk ka gjak juristi dhe është frikacak në gen.Duhet të japi dorheqjen sa nuk është von.Nëpërgjithsi Shkodranët nuk e kan qejf zbatimin e ligjeve.Ata janë tifoz sporti,Tallavaje dhe qejfi.

    Përgjigju
  • Grupi: 29/12/2021 12:26

    SPAK dhe Arben Kraja jane si Kabineti Llalla 2, mungon vetem ndonje si Rovena Gashi. Pandeshkueshmeria eshte ne nivele skandaloze, rezultatet minimale. Lirimi nga akuza e familjes Hajri per rrembimin e dhe zhdukjen e Jan Prenges si dhe heqja e sekuestros e kompleksit ku u krye krimi tregoi se SPAK u gjunjezua perpara nje okigarku qe nuk po ja themi emrin.

    Përgjigju
  • Berlinezi: 29/12/2021 12:10

    Zoteri Arben Kraja te pershendes nga shume larg dhe te lutem tregoju i pameshirshem ndaj ketyre Krimbave qe po i marrin Frümen Popullit te shumevuajtur i cili deshiron Denimin pa Kompromis te ketyre Cancerogjeneve. Populli shikon tek ti dhe shpreson se Ligjet do te dermojne pa Meshire keta Kriminele qe asnjehere nuk u ngopen duke vjedhur. Mesa kam lexuar per Ju,ju jeni "Komisar Bonavia" i Shqiperise,Personazh i TV Italian ne vitet ..80 nje Komisar i pa korruptueshem kunder Mafias Italiane. Edhe pse nuk jetoj aty une shoh tek ti Njeriun e mire te Drejtesise.

    Përgjigju
    • Berlinezi: 29/12/2021 20:13

      I nderuar "Kinezi" te pershendes dhe te falenderoj per Pergjigjen, une jam vertet me shume se 31 Vjet i larguar "Ambasada Gjermane", por une kam lexuar per Arben Krajen Gjera te mira ndaj edhe shkrova, sepse nga ckam lexuar per te duket Njeri i drejte dhe Ligjor, por aq shume sa mund ta njihni ju ate dhe te kaluaren e tije une nuk mund ta njoh, une vetem shpresoj qe ai te zbatoje Ligjin pa Meshire kunder Krimineleve. Faleminderit per Mirkuptimin.

    • Kinezi: 29/12/2021 19:11

      Ti o berlinez je mire andej nga je dhe aq di aq shkruan. Por po ta njohesh Krajen siç e njohim ne berlinez do donim te beheshim edhe ne. Kraja jot k qene sigurims dhe familje komunistash. ASPAKU mumd ta quash pa frike. Ketu kriminhelin ky manall kraja flet per kopetenca.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës