Yuri Kim mesazh politikës: Të shkarkuarit nga Vettingu s’duhet të jenë në parti! Kush thotë se ‘peshqit e mëdhenj’ s’do kapen, gënjejnë

Yuri Kim mesazh politikës: Të shkarkuarit nga Vettingu s’duhet të jenë në parti! Kush thotë se ‘peshqit e mëdhenj’ s’do kapen, gënjejnë

Ambasadorja e SHB-së, Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar se Shqipëria po fillon të shohë rezultate në fushën e drejtësisë, edhe pse nuk bën ‘marifete’ për të premtuar kapje të ‘peshqve të mëdhenj’.

E ftuar në emisionin ‘’Real Story’’, ajo thotë se përparim është bërë në këtë drejtim, por shqiptarët kanë të drejtë të ndihen të paduruar.

Kim ka një lajm për të gjithë, duke thënë se ajo beson tek Shqipëria ashtu si SHBA-ja. Ambasadorja ka shigjetuar ‘disa’ persona sipas së cilës duan që në Shqipëri të krijohet përshtypja se ky vend ka qenë gjithmonë i korruptuar sepse ashtu i intereson atyre, por Kim i është rikthyer historisë  duke i kërkuar shqiptarëve mos e humbasin shpresën.

"Ju jeni vendi që refuzuat Enver Hoxhën dhe e zhdukët atë. Mendoj se këto janë me të vërtetë elemente të admirueshme të karakterit shqiptar. Prandaj unë besoj tek Shqipëria, besoj tek populli shqiptar dhe mendoj se ju kurrë nuk duhet të ndalni së shpresuari. Këta njerëz, të cilët ju thonë se nuk po ndodh asgjë dhe se asgjë nuk do të ndodhë kurrë, nuk janë njerëz të cilët ju tregojnë të vërtetën. Ata po ju thonë një gënjeshtër, në mënyrë që të mund të vazhdojnë me çfarëdo aktiviteti të tmerrshëm ku janë të përfshirë. Mos e humbni shpresën. Shpresa është armë." - tha Kim.

Gjithashtu Yuri Kim iu drejtua njëherësh me një mesazh krerëve të politikës shqiptare me qëllim që siç tha, asnjëri prej tyre të mos e interpretojë sikur mesazhi është për tjetrin.

"Ka ligje që Shqipëria i ka për dekriminalizimin që ndalon kandidimin e personave të dënuar apo zgjedhjen e tyre në parlament. Por ka edhe individë të tjerë që janë të njohur që të ulen në kuvendin e popullit, duke bërë legjislacion e ligje, apo jo? Dhe këtë përpiqem të vë në dukje, ndaj mendoj se udhëheqësit e partive duhet të marrin përgjegjësitë. Kam vënë re që sa herë flas për këtë, secili pretendon sikur unë flas për palën tjetër. Dhe më duhet të them, dua të jem shumë e qartë, po flas për ty. Po i flas Z. Rama në cilësinë e tij si kreu i PS; po i flas Z. Basha si kreu i PD; po i flas edhe Znj. Kryemadhi; po i flas kujtdo që drejton një parti politike. Është përgjegjësia juaj dhe po ju flas ju. Pra, askush nuk mund të ngatërrohet sikur po i flas palës tjetër. Dhe diçka tjetër. Dëgjoj edhe për njerëz në partitë politike, udhëheqësit politikë në veçanti, duhet të luajnë ndershëm dhe duhet të jenë të ndershëm. Dhe një element i kësaj është se kur një parti përjashton dikë sepse ai person nuk kaloi vetingun në partinë e tyre, ai person nuk duhet marrë nga një parti tjetër për avantazh politik. Kjo nuk është e pranueshme dhe ky është pozicioni i Ambasadës së SHBA por besoj është edhe pozicioni i popullit shqiptar. Mendoj se duan politikë më të pastër. Mendoj se duan gjykata më të pastra. Mendoj se duan udhëheqësi të vërtetë, të ndershme nga partitë politike dhe unë jam me ta" - u shpreh Kim.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lorna: 29/01/2021 09:01

    po si avokat duhet te lejohen zonja adm.?! Pra vodhen, shkaterruan, tani mbrojne njerezit me demek...turp !!!

    Përgjigju
  • Like: 29/01/2021 06:55

    Shume te drejte keni Ju Zonja Ambasadore po hajt ti mbushesh kokat ketyre haleve politikane shqiptare te qelbur duke u nisur nga president injoranti like trapi

    Përgjigju
  • Refat Lala: 29/01/2021 05:15

    O ty te lumte goja dhe ishalla i realizon kto gjera. Te pastrosh ate vend te bekuar nga llumi 30 vjecar qe e ka kapur dhe nuk e leshon me. Duke nisur nga saliu, nano, meta, rama dhe kto bishtat e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen