Peshqit e mëdhenj? Ambasadorja
franceze: Të gjithë para ligjit!

Peshqit e mëdhenj? Ambasadorja<br />franceze: Të gjithë para ligjit!<br>
Ambasadorja franceze në Tiranë Christina Vasak ka deklaruar se Shqipëria është kandidate për integrimin në BE, por më parë duhet të plotësojë kushtet e vendosura nga Unioni.

E pyetur për deklaratat e ditëve të fundit për arrestimin e peshqve të mëdhenj, ajo u përgjigj se duhet të funksionojë shteti i së drejtës dhe të gjithë duhet të dalin para ligjit.

“Jam në Korçë për të kujtuar 100 vjetorin e liceut. Sonte në darke një lajm shumë të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve. Për situatën politike nuk do bëj komente. Shqipëria është kandidate për BE nga 2014 dhe duhet të plotësojë prioritetet kyçe.

Duhet të vendoset shteti i së drejtës të cilit duhet ti binden të gjithë. Peshqit e mëdhenj? Si juriste që jam theksoj shtetin e se drejtës që duhet të funksionojë” deklaroi ajo. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf