Peskov: Furnizimi i SHBA-së në Kiev me municione uraniumi është një lajm i keq

Peskov: Furnizimi i SHBA-së në Kiev me municione uraniumi është një lajm i keq

1693331924_pesk.jpg

Furnizimi me municione të uraniumit të varfëruar në Kiev nga Shtetet e Bashkuara "është një lajm shumë i keq", tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, siç raportohet nga RIA Novosti. 

"Tashmë në historinë e re të Evropës, këto municione u përdorën në mënyrë aktive në Jugosllavi. Përdorimi i granatave kishte pasoja shumë të trishtueshme, të cilat u regjistruan edhe nga organizatat ndërkombëtare", tha Peskov.

Ai gjithashtu shtoi duke thënë se përdorimi i këtyre municioneve ka çuar në rritjen e numrit të të sëmurëve nga kanceri dhe sëmundje të tjera.

“Përdorimi i këtyre municioneve ka çuar në rritjen e numrit të të sëmurëve nga kanceri dhe sëmundje të tjera. Këto pasoja do të prekin edhe brezat e ardhshëm të atyre që në njëfarë mënyre ranë në kontakt me këto municione dhe u gjendën në zonat ku ato përdoreshin”, tha Peskov.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Blinken njofton paketën 1 mld dollarë për Ukrainën! Moska kundër SHBA për furnizimin e Kievit me municione uraniumi: Akt çnjerëzor


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic