Peskov: Manifestimi antikorrupsion
në Moskë ishte një provokim

Peskov: Manifestimi antikorrupsion<br />në Moskë ishte një provokim
RUSI-Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, ka deklaruar se manifestimi antikorrupsion i organizuar nga opozitari, Alexei Navalny, ishte një provokim.
 
“Ajo që pamë dje në shumë vende dhe ndoshta shumica jashtë Moskës, ishte një provokim dhe një mashtrim”, është shprehur Peskov, i cili ka shtuar se Navalny ka gënjyer duke deklaruar se manifestimi i tij ishte legal.
 
Ditën e djelë mijëra persona kanë parakaluar në qendër të Moskës, duke sfiduar autoritetet ruse të cilat u kishin ndalur përdorimin e rrugës "Tverskaia", e cila është edhe rruga kryesore e kryeqytetit rus për të marshuar.
 
Ndërkohë sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, vetëm një ditë pas manifestimit, rreth 1 mijë persona janë arrestuar nga ana e autoriteteve ruse.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë