Uashingtoni duhet t’i kthejë pa kushte Moskës dy prona diplomatike në SHBA, të cilat u konfiskuan në dhjetor të 2016 në kuadër të akuzave për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale, ka theksuar Kremilini në një deklaratë për shtyp.
 
“Ne e vlerësojmë të papranueshme që të vendosen kushte për rikthimin e rezidencave tona diplomatike. Ne konsiderojmë se ato duhet të na kthehen pa kushte dhe pa u diskutuar”,
u shpreh para gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
 
Në dhjetor të 2016-ës, administrata Obama dëboi 35 diplomatë rusë dhe familjet e tyre, të akuzuara për ndërhyrje në zgjdhjet presidenciale amerikane dhe mbylli dy komplekse rezidenciale ruse në verilindje të SHBA-së, që Uashingtoni vlerësonte se përdoreshin nga spiunë rusë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com