Pësoi arrest kardiak teksa luante futboll, ndërron jetë djali i ish-futbollistit të Milanit

Pësoi arrest kardiak teksa luante futboll, ndërron jetë djali i ish-futbollistit të Milanit

Një ngjarje tepër e rëndë ka prekur familjen e ish-futbollistit të Milanit dhe Romës Cafu. I  biri i legjendës braziliane, Danilo Feliciano de Moraes, ka ndërruar jetë pasi është ndjerë keq teksa luante një ndeshje futbolli. Thuhet se shkaku është një arrest kardiak që braziliani ka pësuar në zemër.

Ngjarja ka ndodhur në vendlindjen e 30-vjeçarit, në Barueri të San Paolo-s. Danilo, i cili është më i madhi nga tre fëmijët e Cafu-s,  po luante në një fushë afër shtëpisë me miqtë e tij kur ndjeu dhimbje. Ai u dërgua menjëherë në një spital rajonal, por fakteqësisht doktorët nuk mundën ta shpëtonin.

Mediat rajonale raportuan se Danilo nuk ishte ndjerë mirë as para se të merrte pjesë në ndeshjen e së mërkurës, ku arriti të luante vetëm 10 minuta. Për këtë humbje tragjike kanë reaguar në shenjë mbështetje shumë klube si Real Madrid, Roma, San Paolo dhe të tjerë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty