Pësoi goditje cerebrale, ndërron jetë në moshën 37-vjeçare zv.kryebashkiaku i Elbasanit, Ervin Saraçi

Pësoi goditje cerebrale, ndërron jetë në moshën 37-vjeçare zv.kryebashkiaku i Elbasanit, Ervin Saraçi

Ervin Saraçi

ELBASAN - Ndërron jetë në moshën 37-vjeçare zëvendës kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi.

Disa ditë më parë ai ka pësuar një goditje cerebrale e për pasojë ishte shtruar në spital.

Mësohet se më datë 9 dhjetor, Saraçi pësoi vdekje klinike dhe mbahej në jetë vetëm me aparatura.

Saraci ishte një nga drejtuesit e mirënjohur nē sektorë të rëndësishëm tē bashkisë së Elbasan. Ai kishte mbaruar studimet për gjuhën Frenge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe kishte kryer Masterin për Shkencat politike në Belgjike.

Gjatë periudhës 2006-2007 ishte mësues i gjuhës Frenge në Shkollën e Mesme të Përgjithshme në Peqin dhe në periudhën 2011 -2013 ishte drejtor i i kabinetit të Kryetarit të bashkisë Elbasan.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani