
Sali Berisha, i cili nuk e pranon humbjen drastike në zgjedhjet e 14 majit thotë se rezultati tregon se 500 mijë idealistë nuk u mposhtën nga makineria shtetërore e dhunimit të votës.
Berisha thotë se ky ishte një rikthim shumë i suksesshëm, ku pa vulë, pa emër, pa një qindarkë, me gjithë këtë gjigandizëm të dhunimit të votës.
"Ne do ta bëjmë analizën më të plotë. Për sa i përket problemit tim, ky ishte një rikthim shumë i suksesshëm, ku pa vulë, pa emër, pa një qindarkë, me gjithë këtë gjigandizëm të dhunimit të votës, 500 mijë idealistë nuk u mposhtën.
Kjo është një lokomotivë që do përmbysë Edi Ramën. Imagjinoni nëqoftëse do kishte ecur, se çfarë katastrofe do të ishte për Shqipërinë. Këtu ti ndajmë gjërat", tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Humbi 54 bashki, Berisha vijon me justifikimet dhe publikon 5 dosje: Fakte të vjedhjes! Rama po përdor sërish Bashën si limon të shtrydhur












