Pësoi infarkt në taksi ndërsa po shkonte në një takim, ndërron jetë në Tiranë ish-politikani italian

Pësoi infarkt në taksi ndërsa po shkonte në një takim, ndërron jetë në Tiranë ish-politikani italian

Luigi Nidito, ish-politikan nga Prato

TIRANË- Luigi Nidito, ish-politikan nga Prato, Firenze ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, aty ku ishte zhvendosur prej më shumë se 15 vitesh. Referuar asaj se çfarë raportojnë mediat italiane, Nidito u ndje keq dje teksa ishte në një taksi, me të cilën po shkonte në një takim.

Nidito 75 vjeç, një nga themeluesit e TV Prato më 1978, në vitet ’80 ka qenë këshilltar komunal e bashkiak për Partinë Social Demokrate, së fundmi menaxher dhe redaktor i aktiviteteve të shumtë në Shqipëri. Nidito ISHTE diplomuar për letërsi pas mbarimit të shkollës së mesme, autor i disa librave. Ai ka qenë president i Dhomës Italiane të Tregtisë për Kinën, Kinën dhe Azinë Juglindore dhe i Dhomës Italiane të Tregtisë për Shqipërinë në fillim të viteve 1990.

Kryebashkiaku i Pratos, Matteo Biffoni i ka shprehur ngushëllimet familjes, teksa thotë se ai ka qenë si një urë lidhëse mes qytetit të tij dhe Tiranës.

‘Shumë herë kemi organizuar iniciativa dhe Luigi ishte një urë midis Pratos e Tiranës. E kujtoj gjithmonë si njeri përherë të lidhur me qytetin tonë’’, tha kryebashkiaku i Pratos, Matteo Biffoni.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite