Një gomone ka marrë flakë në Vlorë. Gomonia e cila shërbente për turizëm ka pësuar një defekt nga shkëndija elektrike dhe është djegur. Ngjarja ka ndodh në afërsi te plazhit te vjetër dhe mbi mjetin ishte vetëm pronari i saj dhe nuk kishte turistë.  

Zjarri ka rënë në orën 09:45, ku gomonia turistik  ishte drejtuar për të marrë 5 pushues, por që ka pësuar defekt në motor në mes të detit dhe ka marrë flakë.Për shpëtimin e drejtuesit të saj është dërguar rimorkiatori dhe një mjet tjetër i vogël për të dhënë asistence.  

Gomonia po tërhiqet nga policia kufitare për ta çuar në Tri Port. Ndërkohë që policia ka marrë në pyetje pronarin e gomones.