Trageti i linjës Durrës-Bari ka pësuar një defekt teknik dhe si pasojë nuk ka bërë nisje nga Porti i Barit sipas orarit të parashikuar, për rrjedhojë as nisja e parashikuar nga Porti i Durrësit nuk do të bëhet sot në orarin e paracaktuar.
“Njoftojmë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit me tragetin “AF Francesca”, se për shkak të një avarie të pësuar trageti nuk ka bërë nisje nga Porti i Barit sipas orarit të parashikuar, për rrjedhojë as nisja e parashikuar nga Porti i Durrësit nuk do të bëhet sot në orarin e paracaktuar. Autoriteti Portual Durrës, kërkon mirëkuptimin e udhëtarëve, ndërsa po vijon puna me agjencinë lundrimore “Adria Ferries” për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj situate”, thotë Porti i Durrësit.
Në një moment të dytë, do të njoftohen udhëtarët për orarin e ri të nisjes ose rimbursimin e biletës nga kompania Adria Ferries.
“Për çdo pyetje apo nevojë të udhëtarëve kemi vendosur në dispozicion numrin e gjelbër falas: 0800 73 74”, thuhet në njoftim.