Pëson infarkt/ Ndërron jetë në zyrë kreu i Hipotekës në Sarandë

Pëson infarkt/ Ndërron jetë në zyrë kreu i Hipotekës në Sarandë

Armand Hysi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë. Kreu i Hipotekës së Sarandës Armand Hysi ka humbur jetën pas një infarkti kardiak që ka pësuar në vendin e punës. 44 vjeçari ka qenë në zyrë në momentin që ka pësuar atak kardiak.

Hysi ishte emëruar në këtë detyrë vetëm pak muaj më parë dhe brenda një kohe të shkurtër kishte arritur ta kthente zyrën e Hipotekës në një nga institucionet më të suksesshme të Sarandës.

Armand Hysi ishte gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës dhe Pedagog në Universitetin “Eqerem Cabej” në Gjirokastër.  AI ishte një nga kandidaturat më të rëndësishme të Partisë Socialiste për drejtimin e Bashkisë Sarandë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?