Ish-ministri i Mbrojtjes Luan hajdaraga, i cili aktualisht është pedagog në Universitetin e Strugës në Maqedoni, ka pësuar sot një ishemi në tru rreth në orës 11:00 në kufirin Shqipëri-Maqedoni.
Hajdaraga është dërguar me urgjencë me helikopter në Tiranë.
Burime për Report Tv konfirmojnë se aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në repartin e neurologjisë në spitalin “Nënë Terezë” në kryeqytetin shqiptar.
Deri në këto momente, mjekët nuk kanë edhenë ende informacion se si mund të konsiderohet gjendja shëndetësore e Hajdaragës, i cili gjithsesi është koshient, sipas burimeve të Report TV.
Komento