Organizata për mbrojtjen e kafshëve PETA, ka sulmuar ashpër bukuroshen Kim Kardashian për shkak se ajo mban rroba me lëkurë kafshësh. PETA ka vendosur në pankartë me foto të këlyshëve të kafshëve me gëzof në Beverli Hills duke i tërhequr vëmendjen Kardashian të heqë dorë nga veshjet me lëkurë. “Kim, këto kafshë janë jetime, sepse u mungon e ëma e tyre. Ajo mbështjell qafën tënde”, shkruhej në pankartë. Por duket se preferenca e Kardashian për të veshur lëkurë është kthyer në mani, sepse i është kërkuar shpesh të heqë dorë, por ajo nuk ndryshon”. Peta i ka kërkuar zyrtarisht yllit të ekranit me anë të një video ku tregohet sesi rripen kafshët për të veshur njerëzit me lëkurën e tyre që të heqë dorë nga peliçet, por ajo nuk ndryshon dot.