Pete Buttigieg/ Kandidati i parë homoseksual për Shtëpinë e Bardhë, reagime të ashpra nga kisha

Pete Buttigieg/ Kandidati i parë homoseksual për Shtëpinë e Bardhë, reagime të ashpra nga kisha

Pete Buttigieg është kandidati i parë homoseksual për garën presidenciale në SHBA. Kandidimi i tij ka ngjallur mjaft reagime, pasi për amerikanët kjo është hera e parë që hasin një rast të tillë. Fillimisht ka reaguar ashpër udhëheqësi evangjelist Franklin Graham, i cili e ka sulmuar ashpër në Twitter Buttigieg. “të jesh homoseksual është diçka për tu penduar e jo për tu mburrur, apo politizuar”-shkruan ndër të tjera ai.

 Por krahas reagimeve të ashpra ka edhe prej atyre amerikanëve që e shohin si një kandidat me vlera që mund të sjellë ndryshim. Buttigieg arriti të spikasë me shpejtësi në një garë me 20 kandidatë, përfhsirë këtu 6 senatorë, 4 kongresmenë dhe dy guvernatorë. Buttigieg vjen nga radhët e demokratëve, ndërsa flet 8 gjuhë të huaja dhe pretendon se ka më tepër eksperiencë në qeverisje se Trump. Pete Buttigieg, që prej vitit 2012 është kryebashkiaku i South Bend.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes